Të gatuajmë me zonjën Vjollca: Domate të mbushura me oriz dhe Akullore në kushtet e shtëpisë/ Ana nga Elbasani fituesja e sotme

Receta e parë: Domate të mbushura me oriz

Përbërësit:

6 domate

8 lgj oriz

2 speca

borzilok

4 lgj vaj ulliri

kripë+ piper i zi

Përgatitja:

Domatet i pastrojmë nga brenda duke I bërë në formë kupash dhe tulin e tyre e lëmë mënjanë. Në një tigan ngrohim 2 lugë gjellë vaj ulliri dhe kaurdisim 8 lugë gjelle oriz. Në tulin e domates hedhim pak borzilok, kripë, piper dhe e kalojmë në blender. Pak nga tuli i domates të kthyer në lëng e shtojmë  tek orizi I skuqur dhe ulim temperaturën.  Vendosim kupat e domates në tavën e lyer së pari me vaj. Hapësirat mes domateve  I mbushim me specat shumë ngjyrësh, ndërsa kupat e domateve I mbushim me masën e orizit. Në çdo kupë hedhim nga pak vaj dhe hjysmë luge vaj ulliri. Hedhim nga pak lëng domate në çdo kupë. Domatet I mbulojmë me kapakun e tyre të cilat I kemi ruajtur që në fiilim të gatimit. Spërkatim sërish tavën me vaj ulliri. E vendosim në furrë në temperaturën 180ºC për rreth 35-40 minuta.

Këtë javë e nisim quiz-in me fituese Anën nga Elbasani e cila është një ndjekëse e rregullt e emisionit tonë. Kjo recetë me perime të stinës kushtoi 320 lekë. Ndërkaq ju mund të bëheni të gjithë fitues të 2000 lekëve të reja nga Conad duke gjetur sa kushton receta dhe duke telefonuar në numrin 044 400 101

Domate të mbushura me oriz

Receta e dytë: Akullore në kushtet e shtëpisë

Përbërësit: 

500 ml pana ëmbëlsire

350 gr qumësht i kondensuar

shije sipas dëshirës:

80 gr çokollatë fondente

1 fk reçel qershie

4 lgj kakao pluhur

Përgatitja:

Rrahim panën e ëmbëlsirës dhe e bashkojmë me qumështin e kondensuar. I trazojmë të dyja së bashku që të përzihenë mirë. Kush dëshiron mund të hedhë dhe pak ekstrakt vanilje. Presim hollë hollë çokollatën e zezë fondente. Shtojmë çokollatën në një pjesë të kremit dhe e vendosim në një tas. Një pjesë tjetër e shtojmë me reçel qershie, ndërsa pjesën e mbetur me kakao. Tasat I vendosim në ngrirje dhe i konsumojmë në momentin që kemi dëshirë.

Akullore në kushtet e shtëpisë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut