Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Gjizanik dhe Fileto pule me pesto e domate

Përbërësit:

1 kg gjizë

5 të verdha veze

2 lugë gjelle miell misri

2 lugë gjelle miell gruri

Nenexhik

6-7 qepë të njoma

100 gr gjalp

Piper i kuq

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Rrahim të verdhat e vezëve , shtojmë pak vaj ulliri , shtojmë qepët e njoma të prera në unaza dhe  nenexhik të grirë hollë. Shtojmë miellin e misrit , miellin e grurit dhe i përziejmë  së bashku, e më pas shtojmë gradualisht gjizën. Pasi e trazojmë mirë dhe na formohet një masë homogjene, e vendosim në një tavë (mundësisht dheu), të lyer me pak gjalp.

 E nivelojmë gjizën , dhe me ndihmën e kurrizit të lugës bëjmë disa gropëza. Shtojmë gjalpin duke shtuar pak piper të kuq . gjalpin e shpërndajmë mbi gjizanik. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180ºC për 20-30 minuta.

Receta e dytë : Fileto pule me pesto dhe domate

Përbërësit:

4 feta fileto pule

1 e ½ pesto me borzilok

1 domate

125 gr mozarela

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja :

Lajmë dhe thajmë filetot e pulës. Domaten e presim në kubikë të vegjël(pa fara). Mozarelën e presim në feta të holla . Vendosim në zjarr tiganin, shtojmë në të pak vaj ulliri dhe sapo të ngrohet vendosim filetot e pulës. I lëmë ato të piqen 5 minuta nga njëra anë dhe i kthejmë nga ana tjetër. I spërkatim me shumë pak kripë ( pasi vetë pestoja që do të përdorim ka mjaftueshëm kripë).

Mbi çdo fletë vendosim ½ lugë çaji pesto dhe e hapim atë mbi çdo fileto. Mbi pesto vendosim nga 1 fetë mozarela dhe përsëri mbi mozarela vendosim pak pesto . Në fund i mbulojmë me kubikë domateje. i spërkatim me pak piper të zi , vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë për pak minuta deri sa të shkrijë djathi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja