Përbërësit:

Petë lazanje

500 gr spinaq

3 thelpinj hudhër

500 gr gjizë

70 gr djath guda

500 gr pure domate

120 gr mozarela

Përgatitja :

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të valojë . Ngrohim vajin e ullirit dhe vendosim spinaqin. Shtypim hudhrat dhe trazojmë spinaqin deri sa të zbutet dhe të ulë volumin e tij. Shtojmë djathin( apo gjizën), e trazojmë së bashku me spinaqin  duke shtuar dhe djathin e picës pasi e largojmë nga zjarri.

Në tenxheren me ujë të valuar, shtojmë pak kripë dhe vaj dhe vendosim petët e lazanjës për të zier sa ato të përkulen lehtë, por jo të ziejnë plotësisht.

I hapim ato në në dërrasën e punës dhe mbi sipërfaqen e një pete hapim spinaqin e gatuar dhe të mbledhur role.

Në një tavë shtojmë si bazë gjysmën e puresë së domates dhe vendosim në të kanelonit e mbushur. Njëlloj si mbushëm rolenë e parë , vazhdojmë me të gjitha petët që kemi planifikuar. Shtojmë kanelonet(roletë) e mbushura në tavë afër njëra tjetrës deri sat ë mbushet tava plotësisht. Spërkatim kanelonet me vaj dhe i mbulojmë me purenë e domates që mbeti. Në fund i mbulojmë me mozarela të grirë në rende dhe i vendosim në furrë në temperaturë 190ºC për 30 minuta.

Receta e dytë: Supë krem selino

Përbërësit:

400 gr selino

½ qepë

250 gr patate

700 ml lëng perime

1 gotë qumësht

3 lugë gjelle parmixhan i grirë

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe shtojmë në të qepën e grirë hollë dhe e kaurdisim për 3 minuta. Shtojmë më pas patatet në kubikë të vegjël dhe selinonë e pastruar nga fijet dhe prerë hollë së bashku me gjethet e saj. I trazojmë perimet për 2-3 minuta në tenxhere dhe më pas shtojmë lëngun  e perimeve, ose të pulës nëse dëshironi. I lëmë perimet të ziejnë për 15-20 minuta.

Pasi të kalojë kjo kohë, e kalojmë supën në blender dore dhe e kthejmë atë në krem. Shtojmë në supë dhe 1 gotë qumësht, djathin parmixhan dhe e vendosim tenxheren në zjarr sat ë flluskojë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe është gati për tu servirur.