Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Kek i butë me tërshërë dhe Fërgesë me speca e sallam

Receta e parë: Kek i butë me tërshërë

Përbërësit:

3 kokrra vezë

100 gr sheqer kaf

1 lç ekstrakt vanilje

2 lgj vaj

100 gr kos

200 gr tërshërë ( e bluar)

1 lç pluhur pjekës

100 gr arra

2-3 lgj çokollatë e zezë

50 gr boronicë

Përgatitja:

Vendosim tërshërën në grirësen e qepës dhe e grijmë atë në një miell të trashë. Në një tas rrahim 3 kokrra vezë, 100 gr sheqer kaf dhe i përziejmë deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë 1 lugë ccaji ekstrakt vanilje, vaj, kos, tërshërë , 1 lugë ccaji plihur pjekës dhe vazhdojmë përzierjen. Shtojmë arrat e copëtuara, ccokollatën e zezë, boronicë dhe i përziejmë. Lyejmë tepsinë me yndyrë, e pudrosim me miell dhe shtojmë brumin. E nivelojmë atë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 175ºC për 40-45 minuta.

Kek i butë me tërshërë

Receta e dytë: Fërgesë me speca dhe sallam

Përbërësit:

400 gr sallam (suxhuk dhe llukanik)

1 qepë e vpgël e kuqe

3 thelpinj hudhër

3-4 speca me ngjyrë

1 fç pure domate

Kripë, piper i zi, dafinë

100 ml verë të bardhë

Majdanoz

150 gr djath të bardhë

Vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht presim sallamin në feta. Ngrohim vajin dhe e skuqim atë sat ë zverdhet pak nga të dy anët. (Më pas e largojmë nga tigani).

Në po atë yndyrë kaurdisim qepën e grirë hollë në fije. Sapo qepa të zbutet shtojmë hudhrat e prera hollë dhe specat e prerë në copa mesatarë. I kaurdisim specat së bashku me qepën deri sa specat të zbuten pak. Shtojmë sallamin dhe i përziejmë së bashku duke i shuar me verë. Shtojmë edhe kripë, piper e dafinë.

Shtojmë purenë e domates dhe i lëmë të gatuhen së bashku për 8 minuta si dhe shtojmë majdanozin .

Mund të vendosim në një tavë në fund sipas preferencës mund të shtojmë edhe pak djath të prerë në kubikë dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180ºC për 15 minuta.

Fërgesë me speca dhe sallam

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj