Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Kek me mollë e arra dhe Patëllxhanë të pjekur me sallatë bullguri

Receta e parë: Kek me mollë dhe arra

Përbërësit:

3 mollë

1 gotë sheqer

3 vezë

½  gotë vaj

2 e ½ gotë miell

1 lç pluhur pjekës

Sheqer vanilje

150-200 gr arra

1 fk qumësht

1 lgj gjalp

Përgatitja:

Lajmë dhe qërojmë mollët dhe i grihmë ato nërende. I vendosim në një tas dhe shtojmë në të 1 gotë sheqer, 3 kokrra vezë të përziera mirë dhe vajin. Përziejmë në një tas miellin, pluhur pjekës e kanellë dhe i trazojmë mirë e më pas i përziejmë në tasin ku kemi përbërësit e mëparëshëm. Shtojmë arrat e grira imët.

Lyejmë një tepsi me gjalp dhe shtojmë në të brumin e përgatitur. Vendosim në furrë në temperaturën 180ºC për 30-35 minuta. Në fund nëse dëshironi, lageni sipër me prevede kajsie ose kumbulle, ose pudroseni me arra të thërrmuara.

Kek me mollë dhe arra

Receta e dytë: Patëllxhanë të pjekur me sallatë bullguri

Përbërësit:

2 patëllxhanë

3 thelpinj hudhër

2 lgj vaj ulliri

Kripë

1 majë lk spec pikant

Sallata

1 gotë bullgur

2 gota ujë i valuar

Pak kripë

4-5 qepë të njoma

1 tufë nenexhik

1 fç arra brazili

Dresing

1 lç lëkurë limoni

2 lgj lëng limoni

1 lgj ujë

1 lç salcë domate

Kripë

½ lk piper i kuq

3 lgj vaj ulliri

Përgatitja:

Lajmë patëllxhanët, i presim në gjysma për së gjati, i bëjmë disa prerje sipërfaqësore dhe i vendosim në një tepsi. Presim hudhërn imët, shtojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri, kripë dhe piper pikant. Të gjitha këto i përziejmë mirë dhe me ndihmën e një furçe lyejmë komplet sipërfaqen e tulit të patëllxhanëve dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 200ºC për 30 minuta.

Ndërkohë vendosim 2 gota ujë për të valuar, 1 lugë kafeje kripë dhe bollgurin. Ulim temperaturën dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta të tjera.Pastrojmë qepët dhe i presim në unaza të holla. Presim trashë gjethet e nenexhikut. Arrat i presim trashë me thikë.

Dresingu:

Lajmë mirë limonin dhe grijmë në rende imët 1 lugë kafe lekurë limoni dhe e vendosim në një tas të vogël ku do të shtojmë 2 lugë gjelle lëng limoni, 1 lugë gjelle ujë, 1 lugë salcë domate, kripë, piper të kuq, 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe i përziejmë mirë të gjitha.Vendosim bullgurin në një tas, qepët, nenexhikun, arrat e thërrmuara, dresingun e përgatitur dhe i përziejmë mirë së bashku.Shërbejmë 2 gjysma patëllxhani të pjekur me sallatën e bullgurit dhe nëse dëshironi mund tas hoqëroni me 1 lugë salcë kosi.

Patëllxhanë të pjekur me sallatë bullguri

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan