Receta e parë: Kek me portokall
Përbërësit:
4 kokrra vezë
200 gr sheqer
Lëkura e 1 portokalli
100 ml vaj misri ose ulliri
150 ml lëng portokalli
1 lç pluhur pjekës
Pak kripë, vanilje
400 gr miell
Portokall i sheqerosur në kubikë
Përgatitja:
Në një tas fillimisht rrahim vezët me sheqerin derisa sheqeri të shkrijë. Shtojmë më pas lëkurën e portokallit të grirë imët dhe vajin dhe e përziejmë mirë derisa të formohet një masë kremoze. Shtojmë në fund lëngun e portokallit, një majë luge kripë dhe vaniljen.
Përziejmë miellin me pluhurin pjekës dhe e shtojmë gradualisht tek tasi, e përziejmë me lugë druri ose tel dore (jo rrahëse elektrike). Në fund nëse dëshironi, kjo është obsionale mund të shtoni disa kubikë portokalli të sheqerosur ose reçel.E vendosim kekun me portokall në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.
Receta e dytë : Omletë me salçiçe dhe domate:
Përbërësit:
4 kokrra vezë
1 qepë e kuqe
2 salçiçe
2 domate
2 luge gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle majdanoz
1 lugë gjelle gjalp
Kripë dhe piper
Përgatitja:
Në një tas rrahim 4 kokrra vezë me kripë e piper të zi. Presim salçiçet në unaza dhe i kaurdisim deri sa ato të marrin pak ngjyrë. I largojmë dhe i lëmë mënjanë.
Vendosim një tigan mesatar dhe dhtojmë pak vaj në të. Shtojmë qepën e prerë në rrathë dhe e kaurdisim për 5 minuta. Sapo qepa zbutet pak shtojmë, shtojmë domatet në rrathë, i kaurdisim për 3-4 minuta dhe i largojmë.
Në po atë tigan vendosim pak gjalp. Sapo gjalpi të shkrijë shtojmë në tigan 1 garuzhde e gjysëm me vezë omlete. E lëmë të piqet mirë nga njëra anë dhe e kthejmë edhe nga ana tjetër. Pasi piqet e vendosim omletën në një pjatë. E mbushim omletën me sallam dhe domate me qepë. E palosim dhe nëse dëshironi mund të shtoni edhe pak majdanoz.
Receta e tretë: Supë pule me oriz dhe perime
Përbërësit:
400 gr mish pule
1 kokërr qepë
1 karrotë
1 degë selino
1 domate
1 filxhan kafe oriz
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalp
1,2 l lëng pule ose ujë
Kripë dhe piper
2 lugë gjelle majdanoz
Përgatitja:
Lajmë thajmë mishin e pulës dhe e vendosim në tenxhere me 1 litër ujë dhe e lemë të ziejë për 30 minuta.
Ndërkohë në një tenxhere tjetër kaurdisim qepën të grirë shumë imët, sapo qepa të zbutet shtojmë në të karrotën të prerë në kubikë të vegjël, selinonë po ashtu të prerë në copëza të vogla dhe orizin dhe i kaurdisim të gjithë përbërësit së bashku për 2 minuta. Vendosim një domate të qëruar të paprerë. Pasi perimet të ziejnë, heqim domaten, e kalojmë në blender dhe e kyhejmë në pure. Shtojmë purenë në supë dhe e trazojmë duke valuar e më pas e shërbejmë duke e spërkatur me majdanoz.
Më pas shtojmë lëngun e pulës dhe mishin e copëtuar me dorë (nëse është fileto e presim në kubikë të vegjël) dhe e lemë supën të ziejë për 15 minuta. Më pas e fikim sobën dhe e lemë tenxheren në nxehtësinë e saj për 10 minuta të ajkoset.
Ndërkohë shkrijmë 1 lugë gjalp duke e trazuar me 1 lugë kafeje piper të kuq dhe spërkasim supën në çdo pjatë gjatë servirjes.