Receta e parë: Kulaç me arra dhe djathë

Përbërësit:

100 gr. kos

2 vezë

80 gr. gjalp

250 ml. qumësht

450-500 gr. miell

Pluhur pjekës

Kripë

80 gr. arra

150 gr. djathë

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët shtojmë kosin, gjalpin e shkrirë, qumështin dhe i përziejmë të gjithë duke shtuar miellin e trazuar me pak pluhur pjekës. Shtojmë pak kripë dhe copëtojmë trashë me thikë arrat dhe i shtojmë në brum. Shtojmë djathin e copëtuar në kubikë të vegjël ose të thërrmuar dhe i bashkojmë mirë me brumin.

Lyejmë tavën me gjalp dhe hedhim brumin në të dhe e nivelojmë mirë. Nëse kemi përdorur maja birre duhet ta lëmë brumin që të vijë për 1 orë. Vendosim kulaçin në furrë për ta pjekur në temperaturë 170ºC për 40 minuta.

Kulaç me arra dhe djathë

Receta e dytë: Kaponata me patëllxhanë

Përbërësit:

800 gr. patëllxhanë

150 gr. qepë

300 gr. selino

100 gr. ullinj jeshil

40 gr. stika pishe

1 lgj. kaperi

400 gr. domate

Kripë dhe piper i zi

Borzilok

1 lgj. sheqer

2-3 lgj. uthull të bardhë

Përgatitja:

Lajmë patëllxhanët dhe i presim në kubikë 2 cm. I vendosim në ujë me kripë dhe i lëmë 20 minuta, më pas i shpëlajmë dhe i thajmë. Ngrohim vajin dhe I skuqim duke larguar nga tigani. Pasi të jenë zverdhur, i vendosim në letër kuzhine për të larguar yndyrën e tepërt.

Në një tigan të thellë kaurdisim në vaj ulliri qepën e prerë në shirita. Sapo qepa të zbutet shtojmë selinonë të cilën e kemi pastruar mirë nga fijet dhe të prera në copa me trashësi 0,5. I kaurdisim, shtojmë ullinjtë, stikat e pishës, domatet e qëruara dhe të larguara farat, të prera në kubikë. Shtojmë kripë e piper të zi. Vendosim kapakun dhe e lëmë salcën të ziejë për 10 minuta. Në fund shtojmë patëllxhanët e skuqur dhe i përziejmë së bashku me salcën. Shtojmë borzilok, një lugë gjelle sheqer, 2-3 lugë gjelle uthull të bardhë. i japim një valë dhe shërbejmë kaponatën.

Kaponata me patëllxhanë