Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Kërpudha të mbushura dhe Makarona Margerita

Përbërësit:

500 gr kërpudha

1 qepë të vogël

30 gr domate të thata

350 gr spinaq

150 gr djath të bardhë

60 gr gjize

1 kokërr vezë

125 gr mozzarela

1 thelpi hudhër

4 lgj vaj ulliri

kripë + piper të zi + arrëmoskat

Përgatitja:

Pastrojmë kërpudha dhe bishtat e tyre i presim në kubikë të vegjël. Vendosim një tigan në zjarr dhe shtojmë në të 2 lugë gjelle vaj. I skuqim pak kërpudhat nga të gjitha anët dhe i largojmë. Në po atë yndyrë vendosim bishtat e prerë në kubikë dhe i kaurdisim mirë. Shtojmë domatet e thata të prera në kubikë dhe i kaurdisim së bashku me bishtat e kërpudhave.

Në një tigan tjetër  ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe skuqim në të qepën e grirë hollë deri sat ë bëhet transparente. Shtojmë spinaqin gjethevogël dhe e kaurdisim me qepën për 2 minuta. Rregullojmë shijen me pak kripë , piper të zi dhe arrë moskat, shtojmë edhe pak hudhër pluhur. Kërpudhat dhe domatet i kaurdisim, i vendosim në një tas dhe po aty shtojmë edhe spinaqin të gatuar me qepën dhe i përziejmë mirë së bashku.

Në një tas thërrmojmë djathin e bardhë dhe e përziejmë mirë me gjizën , vezën dhe pak kripë.Lyejmë një tavë me gjalp dhe vendosim në të kërpudhat të cilat i lyejmë nga brenda me pak vaj ulliri, kripë e piper të zi.Në çdo kërpudhë vendosim si bazë djath, gjizë dhe vezë. Mbulojmë ë gjitha kërpudhat duke i rregulluar, niveluar.

Trazojmë spinaqin me qepën dhe erzat e pastaj mbi çdo kërpudhë vendosim spinaqin dhe e rregullojmë mirë në qendër ( 1 lugë gjelle ). Mbi spinaq vendosim nga një fetë mozarela dhe vendosim tavën në furrë në temperaturën 200ºC për 20 minuta.

Kërpudha të mbushura

Receta e dytë: Makarona margarita

Përbërësit:

400 gr makarona pene

125 gr mozzarella

150 gr domate qershi

500 gr kunguj të njomë

borzilok

4 lgj vaj ulliri

1 thelpi hudhër

Përgatitja:

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar dhe kripë. Shtojmë makaronat dhe i lëmë të ziejnë për aq minuta sa është shkruar në etiketë. Pastrojmë kungujt dhe i presim ato në rrota me trashësi  3-4 cm. Vendosim tiganin e zgarës, e lyejmë me vaj dhe pjekim kungujt. Më pas i largojmë të ftohen.

Domatet i presim në gjysma dhe më pas i vendosim në një tas. Shtojmë 7-8 gjethe borzilok të copëtuar me dorë, 1 thelb hudhër të grimcuar, 3 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, mozzarella të prerë në kubikë ose mozzarella të viogla. Kullojmë makaronat dhe i trazojmë ato në tasin ku kemi vendosur domatet. I përziejmë mirë  duke shtuar dhe kungujt e pjekur. Shtojmë pak vaj ulliri të freskët, pak kripë, i përziejmë mirë dhe janë gati për tu shërbyer.

Makarona Margerita

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen