Receta e parë: Lakror i çobanit

Përbërësit:

500 gr mish i grirë

2 qepë mesatare

Vaj, kripë, piper i zi

Majdanoz

Pureja e patates:

1-1,2 kg patate

1 filxhan çaji qumësht

3 lugë gjelle gjalp

4 të verdha veze

1 thelb hudhër

Kripë, piper i zi, arrë moskat

2 lugë gjelle kaçkavall

1 lugë gjelle galetë

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë patatet. Vendosim tiganin me 2-3 lugë gjelle vaj, kaurdisim qepën dhe mishin e grirë deri sa të marrin pak ngjyrë. Shtojmë purenë e domates ose 1 lugë gjelle salcë koncentrat, kripë e piper të zi dhe 1 gotë ujë e më pas e lëmë qepën dhe mishin të ziejë deri sa të shterojë uji dhe të mbetet shumë pak lëng.

Përgatisim purenë e patateve .Pasi patatet i kthejmë në pure shtojmë në to qumështin, gjalpin, hudhrën dhe  të vredhat evezëve . Shtojmë gjithashtu kripë, piper të zi, arrë moskat dhe e ndajmë purenë në dy pjesë.

Lyejmë tavën me yndyrë, e pudrsoim me pak galetë dhe e shtrojmë në tavë duke e niveluar mirë gjysmën e puresë me patate.

Sipër saj vendosim kimën me mish duke e niveluar mirë mbi të gjithë sipërfaqen e puresë. Mbulojmë kimën me purenë që na teproi duke e niveluar mirë. Në fund e spërkatim me pak gjalpë dhe e pudrosim me kaçkavall të fortë të stazhionuar. E vendosim në furrë në temperaturën 200ºC për 25-30 minuta.

Receta e dytë: Çorbë me thjerrëza

Përbërësit:

1 gotë thjerrëza jeshile

2 qepë mesatare

1 filxhan kafe pure domate

1 karrotë

1 filxhan kafe makarona (elb)

1 lugë kafe nenexhik

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht shpëlajmë thjerrëzat dhe i vendosim në ujë për të zier në temperaturë mesatare për 20 minuta, ose mund ti vendosim në ujë që në darkë.

Në një tenxhere nxehim 2-4 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepët  e prera hollë në kubikë të vegjël. Shtojmë në të 1 filxhan pure domate ose 1 lugë gjelle salcë koncetrat. E kaurdisim salcën me qepën për 1 minutë dhe më pas shtojmë karrotën e prërë në kubikë ose shkëmbinj me gjatësi 2 cm. shtojmë 1 filxhan akfe makarona në formë elbi, 1 lugë kafe nenexhik të thatë dhe 1,2 litër ujë të nxehtë. Kullojmë thjerrëzat dhe i shtojmë në tenxheren me qepë . Shtojmë  kripë e piper të zi dhe e lëmë të ziejnë dhe për 10 minuta të tjera. Më pas e servirim të ngrohtë me bukë të thekur.