Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Lakror me miell misri e spinaq dhe Kunguj të njomë me kos

Receta e parë: Lakror me miell misri dhe spinaq

Përbërësit:

400 gr miell misri

1 lç pluhur pjekës

250 ml ujë të nxehtë

400 ml kos

1 gotë qumësht

200 gr djath të bardhë

100 ml vaj ulliri

50 gr gjalp

1 tufë qepë të njoma (bishtat)

700 gr spinaq

kopër, majdanoz

kripë

Përgatitja:

Lajmë, thajmë dhe presim spinaqin. Qepët i presim shumë hollë( kryesisht bishtat) ndërsa erzat i presim vrazhdë. I vendosim në një task u shtojmë një lugë kafeje kripë dhe i shtypim lehtë me duar. Shtojmë 3 lugë gjelle vaj ulliri e përsëri i shtypim lehtë me duar e më pas i lëmë mënjanë.

Në një tas të madh vendosim miellin, pluhur pjekës dhe i përziejmë së bashku. Hapim një gropë në mes të tasit dhe shtojmë në të vaj ulliri, ujin e ngrohtë dhe i përziejmë. Shtojmë kosin, i trazojmë deri sat ë na formohet një brumë jo shumë i trashë. Duar duar shtojmë spinaqin me qepët dhe erzat. Vzhdojmë përzierjen duke shtuar djathin e thërrmuar dhe në fund 2 kokrra vezë.

Lyejmë tepsinë me pak gjalp dhe e vendosim të nxehet në furrë. E nxjerrim nga furra dhe hedhim në të brumin e përgatitur . e spërkatim sipër me pak qumësht ose kos dhe vendosim pak gjalp. E vëmë tespinë në furrën e nxehur 200ºC për 45-50 minuta.

Lakror me miell misri dhe spinaq

Receta e dytë: Kunguj të njomë me kos

Përbërësit:

1 kg kunguj të njomë

3-4 lgj miell

vaj për skuqje

kripë

1 kg kos

4-5 thelpinj hudhër

kopër

4 lgj vaj ulliri

Përgatitja:

Lajmë dhe pastrojmë kungujt duke gërvishtur lehtë lëkurën e tyre. I presim në rrathë me trashësi 0,5 cm, i spërkatim me kripë dhe më pas i pudrosim lehtë me miell.

Nxehim vajin dhe skuqim kungujt deri sa të marrin një faqe të verdhë nga të dy anët, i largojmë dhe i lëmë mënjanë.

Ndërkohë qërojmë hudhrat dhe i shtypim ato me pak kripë deri sat ë bëhen pure. Përziejmë hudhrat me kosin. Shtojmë kungujt, i përziejmë me kosin duke shtuar kopër të grirë hollë dhe në fund shtojmë dhe 4 lugë gjelle vaj ulliri e më pas e shërbejmë.

Kunguj të njomë me kos

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)