Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Eskallop viçi me sallatë fasulesh dhe Makarona me gjizë e portokall

Receta e parë: Eskallop viçi me sallatë fasulesh

Përbërësit:

8 copa eskallop viçi

400 gr fasule të ziera

3 lgj lëng limoni

1 lgj qepë e kuqe e grirë hollë

2 thelpinj hudhër

6 lgj vaj ulliri

80 gr rukola

10 domate qershi

2-3 lgj borzilok i copëtuar

1 e 1/2 lgj miell

150 ml lëng perimesh

40 gr gjalp

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tas përziejmë lëngun e limonit, qepën , hudhrat e copëtuara, 4 lugë gjelle vaj ulliri, kripë dhe i trazojmë së bashku dhe më pas i lëmë mënjanë.në një tas përziejmë rukolën, fasulet, domatet e prera në gjysëm e borzilokun. I spërkatim me salcën e përgatitur më parë dhe i përziejmë mirë së bashku.

Ngrohim vajin e mbetur (2 lgj), pudrosim me me miell copat e mishit (eskallopit) dhe i vendosim në tigan duke i skuqur për 2-3 minuta nga njëra anë dhe 2-3 minuta nga anan tjetër. I largojmë copat e mishit dhe në tigan shtojmë 1 gotë (150 ml)lëng perimesh. Sa të fillojë të marrë valë shtojmë 1 lugë gjelle gjalp. E trazojmë dhe e lëmë të ziejë për 2 minuta. Shtojmë kripë dhe piper , vendosim copat e mishit dhe fikim zjarrin. Servirim eskallopin duke e e shoqëruar me sallatën me fasule.

Eskallop viçi me sallatë fasulesh

Receta e dytë: Makarona me gjizë dhe portokall

Përbërësit:

400 gr makarona

2 kunguj të njomë

300 gr gjizë

1 portokall + 1 për dekor

4 lgj vaj ulliri

Kripë dhe piper i bardhë

Përgatitja:

Vendosim tenxheren me ujë të bollshëm për të zier. Hedhim makaronat, shtojmë kripë dhe i lëmë të ziejnë për 5 minuta. Pas 5 minutave shtojmë kungujt e prerë në gjysëm hëne ose në gjatësinë e peneve dhe i lëmë të ziejnë së bashku me makaronta për 5 minuta.

Ndërkohë në një tas vendosim gjizën, 1 lugë kafeje lëkurë portokalli, lëngun e 1 portokalli, 6 lugë gjelle lëng makaronash nga tenxherja që po ziejmë, kripë, piper të bardhë e vaj ulliri. Të gjitha këto i përziejmë mirë.

Kullojmë makaronat dhe i hedhim në një tas të madh. Shtojmë në to salcën me gjizë që përgatitëm. I përziejmë mirë dhe i servirim në moment duke dekoruar pjatën me feta portokalli.

Makarona me gjizë dhe portokall

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun