Përbërësit:
6-8 feta bukë
1 spec pikant
2 speca jeshilë
1 qepë e kuqe
1 domate
5 feta proshutë e tymosur
1/2 lugë ccaji rigon
80 gr pure domate
100 gr djath pice
Kripë dhe piper
Përgatitja:
Në një tepsi shtojmë letër pjekje dhe vendosim fetat e bukës. Në një tas të vetëm vendosim specin pikant të grirë shumë hollë, specat jeshilë të prerë në kubikë të vegjël me brinjë 0,5 cm si dhe qepën e grirë në kubikë të vegjël.
Domates i heqim farat , lëngun dhe tulin dhe e presim në kubikë të vegjël. Më pas e shtojmë në tas së bashku me specat dhe qepën. Shtojmë në të pak kripë, piper të zi e rigon dhe i trazojmë së bashku. Ndërkohë presim dhe proshutën në shirita dhe kubikë të vegjël. Vendosim në ccdo fetë buke nga një lugë ccaji me pure domate.
E shpërndajmë mirë mbi sipërfaqen e bukës . Më pas në ccdo fetë buke vendosim nga një lugë e gjysëm perime të prera në kubikë. Mbi perime vendosim pak proshutë dhe në fund i mbulojmë me djath pice të grirë hollë. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 180ºC deri sa djathi të shkrijë dhe të fiksojë perimet në furrë.
Receta e dytë : Pulë me erza
Përbërësit:
1 kg mish pule
1 kokërr qepë
1 lugë gjelle xhinxher i grirë
1/2 tufe majdanoz
2 lugë çaji susam
Pak shafran
Vaj ulliri
400 ml lëng pule
2 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle miell
1 lugë kafe kumin
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin dhe fillimisht vendosim copat e pulës duke i skuqur ato 10 minuta deri sa të marrin një faqe të verdhë. I rregullojmë me kripë dhe piper të zi. Shtojmë qepën e grirë hollë, e kaurdisim duke shtuar më pas hudhrën. Shtojmë edhe xhinxherin e grirë në rende dhe i kaurdisim së bashku. I trazojmë mirë duke i pudrosur më pas me 1 lugë gjelle miell. Vazhdojmë trazimin duke shtuar majdanoz, shafran, kumin, susam, pure domate dhe lëngun e pulës. E trazojmë mirë, vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë për rreth 20 minuta në temperaturë nën-mesatare deri sa të na formohet një salcë e plotë. I shërbejmë copat e mishit me pak salcë me erëza.
Komente

