Receta e parë: Cheesecake i ftohtë me gjalp kikiriku dhe nutella

Përbërësit:

Për bazën:

250 gr biskota (pa yndyrë)

100 gr gjalp i tretur

Për kremin:

250 gr maskarpone

150 gr gjalp kikiriku

50 gr sheqer pluhur

100 gr çokollatë

200 ml pana ëmbëlsire

Për dekor:

1 lgj gjalp kikiriku

2 lgj nutella

Përgatitja:

Fillimisht grijmë biskotat duke i shtypur në një qese me një rolon. Tretim 100 gr gjalp dhe i përziejmë së bahsku me biskotat në një tas. Në një tepsi me bazë 20 cm shtrojmë një letër pjekje dhe nivelojmë në të biskotat e zhytura në gjalp, duke i ngjeshur mirë në të gjithë sipërfaqen. Vendosim tepsinë në frigorifer të ftohet për 30 minuta.

Kremi:

Në një tas vendosim maskarponen dhe sheqerin pluhur dhe i përziejmë me një lugë druri. Shtojmë në të edhe gjalpin e kikirikut.Rrahim panën dhe e bashkojmë me përbërësit e tjerë në tas. Shtojmë në fund çokollatën dhe vazhdojmë përzierjen. Nxjerrim tavën nga frigoriferi dhe shtojmë mbi bazë kremin e përgatitur. Vendosim tepsinë në frigorifer për 4 orë. Më pas e nxjerrim dhe e dekorojmë me nutella dhe gjalp kikiriku.

Cheesecake i ftohtë me gjalp kikiriku dhe nutella

Receta e dytë: Mish viçi me finok dhe karrota

Përbërësit:

600 gr mish viçi

1 lgj miell

2 qepë (mesatare)

2 thelpi hudhër

2 karrota

2 finok

2 domate

1 fk pure domate

½ gotë vorë të bardhë

1 gote lëng mishi

1 lç trumzë

1 lç rozmarinë

1 gjethe dafine

vaj ulliri

kripë+ piper i zi

Përgatitja:

Pastrojmë fillimisht karrotat dhe i presim në kubikë të vegjël. Gjithashtu dhe finokun e presim në kubikë të vegjël. Domatet i qërojmë nga lëkura duke i vendosur në ujë të vluar për 2-3 minuta, më pas i presim në ¼ largojmë lëngun dhe farat dhe i presim në kubikë.
Presim mishin në 4 copa, e kriposim dhe e piperosim dhe më pas e rrotullojmë në miell.
Vendosim në një tigan të thellë 3 lugë vaj ulliri dhe pasi vaji të ngrohet vendosim copat e mishit i skuqim ato mirë nga të dy anët dhe më pas i heqim mënjanë. Po në atë yndyrë kaurdisim mirë perimet, më pas shtojmë domatet dhe salcën e domates. Sapo domatet të fitojnë pak nxehtësi e shuajmë gatimin me verë të bardhë. Shtojmë erëzat – trumzë, dafinë dhe rozmarinë dhe i rregullojmë perimet me kripë dhe piper.
Shtojmë dhe copat e mishit mbi perime, i përziejmë pak dhe në fund shtojmë lëngun e mishit. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare për 50 minuta. E shërbejmë të ngrohtë mishin me perime duke e shoqëruar me bukë të freskët.

Mish viçi me finok dhe karrota