Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Muffin me perime dhe Kotoleta viçi me djath mozarela

Përbërësit:

200 gr perime të ndryshme

4 vezë

180 gr miell

100 ml qumësht

80 ml vaj

4 lgj parmixhan i grirë

1 qepë e njomë

Pluhur pjekës

Kripë dhe piper i zi

Pak vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim në një tigan 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën e grirë  në rrathë deri sa të zbutet e më pas vendosim perimet e prera në kubikë të vegjël, ndërsa specin të prerë në shirita. I kaurdisim së bashku me qepën sa të ulin pak volumin për 7-8 minuta.

Në një tas rrahim vezët e plota. Shtojmë vaj, qumësht, parmixhanin e grirë , miellin, pluhurin pjekës kripë e piper. Të gjithë këto përbërës i përziejmë mirë në një tas deri sat ë përftohet një brumë i lëngshëm.  Shtojmë perimet, i përziejmë mirë së bashku (ruajmë pak për dekor). Ndajmë brumin në 12 kallëpe të lyera më parë me yndyrë dhe të pudrosim me miell.

Vendosim tavën në furrë në temperaturën 180ºC për 25 minuta. I lëmë muffins të ftohen dhe më pas i shërbejmë.

Muffin me perime

Receta e dytë: Kotoleta viçi me djath mozarela

Përbërësit:

600 gr tul viçi

250 gr mozarela

1 kuti domate

150 gr proshutë

1 tufë majdanoz

5 gjethe borzilok

2-3 thelpinj hudhër

1 lgj gjalp

3 lgj vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Rrahim copat e mishit, i marinojmë me kripë dhe piper dhe i skuqim në vaj e gjalp. Shtojmë edhe pak hudhër dhe kur mishit ë ketë marrë ngjyrë e largojmë. Në po atë yndyrë shtojmë domatet me pak kripë, piper e borzilok dhe e lëmë salcën sa të trashet për 15 minuta.shtojmë copat e mishit dhe majdanoz e borzilok të freskët të grirë imët.

Vendosim mbi çdo kotoletë pak proshutë dhe nga 1 fetë djath mozarela. E lëmë në zjarr për 5 minuta duke e lënë djathin të shkrijë gradualisht.

Kotoleta viçi me djath mozarela

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen