Muffins me perime nga zonja Vjollca

Muffins me perime

Përbërësit:

4 vezë

80 ml vaj

125 gr kos (1 gotë e vogël)

2 lugë gjelle djathë parmixhan i grirë

Kripë

2 lugë gjelle niseshte patateje

250 gr miell

1 lugë çaji pluhur pjekës

1 kungull i njomë

4 domate qershi

10 ullinj jeshil

2 lugë gjelle kaçkavall në fije

12 forma muffins

Përgatitja:

Në një tas vendosim 4 vezë të plota, i përziejmë mirë.

Shtojmë 80 ml vaj, 125 gr kos, i përziejmë përsëri. Shtojmë 30 gr parmixhan, pak kripë, nisheshten e patatet dhe përziejmë derisa masa të bëhet homogjene. Më pas shtojmë 250 gr miell dhe pluhurin pjekës.

E përziejmë sa të na formohet një brum i derdhur, por jo i hollë.

Presim në fije ose në rende një kungull të njomë ndërsa domatet qershi i presim në katër pjesë secilën. Ullinjtë i presim në unaza.

Vendosim format në një tepsi kapaku, i mbushim ato ¾ e kupëa dhe sipër vendosim te disa kunguj, te disa katër copa domate e te disa të tjera uullinj në rrathë. Por mund ta bëni edhe vetëm me djathë kaçkavall që shkrin. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta.

 

 

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave