Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Pashaqofte me salcë domate në furrë dhe Bullgur me fasule të njoma

Receta e parë: Pashaqofte me salcë domate në furrë

Përbërësit:

Qoftet

400 gr mish të grirë

Oriz gjysëm I zier

1 kokërr qepe

1 të bardhë veze

Kripë + piper të zi+ nenexhik

Për salcen

4 gj vaj ulliri

500 gr pure damate

3-4 thelpinj hudhër

200 ml leng perimesh

Majdanoz

Përgatitja:

Në një tas vendosim mishin e grirë, 1 qepë të vohël të grirë hollë, oriz të zier vetëm 7 minuta, kripë e piper të zi, 1 të bardhë veze dhe pak nenexhik. Të gjithë këto përbërës i punojmë mirë në një tas dhe më pas, pasi brumi të pushojë pak, lagim duart me ujë dhe formojmë qofte të vogla sa një arrë.

Lyejmë tavën me 4 lugë gjelle vaj ulliri, purenë e domates, hudhrat e shtypura, kripë dhe piper, 1 lugë kafe sheqer kaf, pak rigon, 1 gotë lëng perimesh. Më pas vendosim qoftet brenda në salcë dhe më pas vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200ºC për 30 minuta.

Pashaqofte me salcë domate në furrë

Receta e dytë: Bullgur me fasule të njoma

Përbërësit:

1.5 gotë uji bullgur

1 kokërr qepë e thatë

2 lgj gjalp

1 lgj vaj ulliri

3 speca

1lç salcë domate

400 fasule të njoma (jeshile)

2 domate

Kripë + piper

Përgatitja:

Pastrojmë bishtajet dhe i presim në gjatësi 2 cm. Qepën e presim në kubikë shumë të vegjël. Po ashtu dhe specat i preism në kubikë shumë të vegjël. Qërojmë domatet dhe i grijmë ato në rende(pa lëkurë). Në një tenxhere shkrijmë gjalpin , shtojmë vajin e ullirit dhe në të kaurdisim qepën deri sa ajo të zbutet. Shtojmë specat e prerë në kubikë dhe i përziejmë pak duke shtuar fasulet e njoma. I përziejmë duke shtuar domatet në rende, shtojmë pak kripë, e përziejmë dhe e lëmë të marrë pak valë. Shtojmë bullgurin duke shtuar dhe 3 gota ujë të valuar. E përziejmë lehtë dhe vendosim kapakun. E lëmë të ziejë për 15 minuta deri sa uji të përthithet nga bullguri dhe fasulet të jenë të dukshme. E lëmë të pushojë për 15 minuta dhe më pas e shërbejmë të ngrohtë.

Bullgur me fasule të njoma

b.ha.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë