Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Petanik me fasule dhe Pilaf bullguri me perime

Receta e parë: Petanik me fasule

Brumi:

500 gr miell

300 ml ujë, kripë

2 lgj vaj

Kripë

Mbushja:

400 gr fasule të ziera

50 gr vaj ulliri

50 gr gjalp

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim brumin, e ndajmë në 10 kuleçë, e mbulojmë dhe e lemë të pushojë për 20 minuta.

Më pas hapim kuleçët në peta dhe i vendosim në furrë për t’i pjekur në temperaturën 170 gradë Celsius për 3-5 minuta. Gjysmat e petëve (5-6 copë) i copëtojmë.

Lyejmë tavën me pak vaj shtrojmë 2 petë duke i spërkatur me vaj ose gjalpë. Fasulet e ziera me pak lëng të trashë i trazojmë me 4 lugë vaj ulliri, kripë dhe piper të zi dhe pasi të shtrojmë 2-3 petë i spërkasim me fasule dhe pak lëng. Vendosim më pas copëzat e petëve të pjekura dhe përsëri mbushje me fasule. E spërkasim me pak yndyrë dhee mbulojmë petanikun me 2 petë të tjera. Në fund e spërkasim përsëri me yndyrë, e presim dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25 minuta.

Receta e dytë: Pilaf bullguri me perime

Përbërësit:

Vaj

1 kokërr qepë

1 spec jeshil

1 spec i kuq

1 patëllxhan

2 domate

2 filxhan çaji bullgur

4 filxhan çaji ujë

Kripë

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim 2-3 lugë gjelle vaj ulliri. Shtojmë në të qepën e prerë në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim mirë deri sa të zbutet.

Shtojmë në të një spec jeshil të prerë dhe atë në kubikë të vegjël duke vazhduar ta kaurdidim së bashku . Shtojmë një spec të kuq të prerë në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjne duke shtuar një patëllxhan të prerë në kubikë me brinjë 1 cm. Vazhdojmë përsëri kaurdisjen në temperaturë mesatare. Shtojmë domatet e qëruara në kubikë dhe i trazojmë duke i lënë që domatja të avullojë lëngun e saj. I vendosim kapakun për 3-5 minuta që domatja të ziejë pak.

Në fund shtojmë bullgurin, e trazojmë sa kokrrat e bullgurit të vishen pak me yndyrë dhe shtojmë ujin e nxehtë, kripë dhe e lëmë pilafin të ziejë për 15-20 minuta në temperaturë nën mesatare. Kur uji të jetë përthithur komplet, e mbulojmë tenxheren me një pecetë e më pas vendosim kapakun. Në fund mund të thërrmojmë me pirun dhe e servirim të ngrohtë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur