Përbërësit:

800 gr presh

500 gr miell misri

1 lugë çaji pluhur pjekës

3 kokrra vezë

500 ml qumësht

400 ml kos

200 gr djath i bardhë

100 ml vaj ulliri

Kripë

Përgatitja:

Lajmë , pastrojmë preshët dhe i presim ata hollë. I vendosim në tigan me kapak në temperaturë nën mesatare që të zbuten pak. . shtojmë 3 lugë gjelle vaj dhe i kaurdisim duke mos lejuar të marrin ngjyrë , duke i shtuar nga pak ujë. I largojmë nga zjarri dhe i lëmë të ftohen.

Në një tas të madh vendosim miellin me pluhurin pjekës(ose një majë luge sodë buke). Bëjmë një gropë në mes të miellit dhe shtojmë preshët me qumështin e ngrohtë. I trazojmë pak dhe shtojmë vezët, kripën, vajin, kosin, djathin e copëtuar dhe i përziejmë mirë me lugë druri. E hedhim brumin në tepsinë e lyer me vaj. Nivelojmë brumin në të gjithë sipërfaqen e tavës dhe e spërkatim me pak vaj. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 220ºc për 30 minuta.

Receta e dytë : Gjellë mesdhetare me perime

Përbërësit:

1 patëllxhan

1 lugë çaji miell

2 thelpinj hudhër

400 gr speca me ngjyrë

400 gr domate

Borzilok

1 litër lëng perimesh

300 gr qiqra(1 kuti)

5 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle uthull e bardhë rrushi

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Pastrojmë patëllxhanët dhe i presim ato në kubikë mesatarë. I spërkatim pak me kripë dhe i lëmë të pushojnë për 10 minuta. Më pas i thajmë me letër kuzhine dhe i spërkatim me pak miell.

Vendosim tenxheren me vaj dhe vendosim në të patëllxhanët e pudrosur me miell dhe i skuqimpak. Shtojmë nëtë hudhrat e grira imët, i kaurdisim së bashku duke shtuar specat e prera në unaza me trashësi 0,5 cm. i trazojmë sa specave tu bjerë volume dhe shtojmë domatet, borzilokun e copëtuar me dorë dhe i lëmë të marrin valë për 7 minuta në temperaturë mesatare. Shtojmë lëngun e perimeve, pak kripë, piper të zi dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta. Në fund shtojmë qiqrat e kulluara dhe i lëmë të ziejnë për 2-3 minuta së bashku. Në një tas trazojmë vaj, uthull dhe borzilok dhe i përziejmë mirë. Kur të shërbejmë recetën në pjatë , i hedhim sipër një lugë çaji nga përzierja e fundit.

Shënim: kësaj recete mund ti shtojmë në fund edhe makarona, sipas dëshirës.