Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Pilaf bullguri me mish qengji/Ëmbëlsira për fëmijë/Vezë të mbushura

Receta e parë: Pilaf bullguri me mish qengji

Përgatitja:

1 gotë bullgur extra i trashë

1 lugë gjelle vaj ulliri

4 kumbulla të thata

6 qepë të vogla

100 tul qengji

1/2 spec i kuq 1 lk gjalpë

1 lugë çaji kripë

2 gota ujë i nxehtë

Përgatitja:

Vendoseni vajin e ullirit dhe gjalpin në një enë të gjerë dhe të cekët. Kur të shkrihet, shtoni qepët. Skuqeni për 1-2 minuta në ngrohje të ulët. Shtoni specin e kuqe të copëtuar në kubikë.

Shtoni  mishin gjysmë të zier dhe piqeni për 2 minuta. Shtoni bullgurin, kripë dhe ujë të nxehtë. ( nëse dëshironi mund të shtoni edhe piper të zi).Lëreni të gatuhetpër 15 minuta derisa bullguri të ketë thithu pothuajse të gjithë ujin. Më pas lëreni të pushojë bullgurin për 20 minuta dhe servirni.

Receta e dytë: Ëmbëlsira për fëmijë

Përbërësit:

110 gr gjalp ambienti

200 gr sheqer

2 vezë

200 gr miell

1 lë pluhur pjekës

Vanilje

125 ml qumësht

2 lgj kakao

Përgatitja:

Në një tas vendosim gjalpin e sheqerin dhe i punojmë me rrahëse veze deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë një vezë dhe vazhdojmë rrahjen përsëri deri sa veza të përthithet nga sheqeri dhe gjalpi. Shtojmë dhe vezën tjetër dhe vazhdojmë përzierjen. Shtojmë vaniljen , miellin e trazuar me pluhurin pjekës. Vazhdojmë përzierjen deri sa të na formohet një brum i lidhur të cilin e lëshojmë pak me qumësht duke e trazuar mirë deri sat ë jetë një brumë jo shumë i trashë, por që bie nga luga.

Në një tas të vogël hollojmë kakaon me 2-3 lugë gjelle ujë. Ndajmë brumin në dy pjesë të barabarta, njërën prej të cilave e trazojmë me kakaon e holluar. Mbushim ¾ e kupave me brumë, 6 kupa me krem kakako dhe 6 kupa të bardha. I vendosim në furrë në temperaturën 180ºC për 20 minuta. I lëmë të ftohen . Gjatë kohës që piqen ëmbëlsirat rrahim pana dhe në fund i dekorojmë me ëokollatë dekorative.

Receta e tretë: Vezë të mbushura

Përbërësit:

2-3 vezë të ziera

1 qepë e vogël

2 kërpudha

2 lgj djath parmixhan

2 lë krem kosi ose majonez

1 tufë kopër

1 karrotë

3 lgj kokrra shege

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë vezët për 10 minuta dhe i ftohim. Fillimisht skuqim qepën me shumë pak vaj. Shtojmë kërpudhat e prerë në kubikë të vegjël dhe i trazojmë mirë. Shtojmë në to kripë e piper, më pas i largojmë dhe i ftohim.

Presim vezët në gjysma  dhe të verdhat e vezëve i grijmë në rende hollë dhe i shtojmë në tasin ku kemi ftohur kërpudhat . Shtojmë gjithashtu djathine  grirë hollë , kripë e piper dhe krem kosi.

Me ndihmën e lugëve të ëajit mbushim gjysmat e vezëve të bardha. I dekorojmë me kokrra shege duke i vendosur anash bisqe të holla me kopër. Bëjmë yje të holla me karrota dhe i vendosim mbi vezë për ti dekoruar në mënyrë festive.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’