Receta e parë: Pulë me qepë, domate dhe birrë  

Përbërësit:

800 gr mish pule (fshati)

1 tufë qepë të njoma

350 gr domate qershi

1 lgj mjaltë

330 ml birrë e zezë

kripë+ piper i zi

1 lk piper i kuq

vaj

Përgatitja:

Lajmë dhe thajmë mirë copat e pulës. I marinojme ato me kripë, piper të zi e piper të kuq. Pastrojmë qepët dhe i presim ato në gjatësinë 1,5-2 cm (vetëm pjesën e bardhë të saj). Domatet qershi i presim në gjysma ose më katërsh. Vendosim një tigan të thellë me 3 lugë gjelle vaj dhe skuqim copat e pulës deri sa të zënë kore dhe të marrin një ngjyrë të verdhë në të gjitha anët.

Shtojmë qepët e njoma dhe i kaurdisim për 2-3 minuta duke shtuar me pas domatet. I sperkatim me mjaltë dhe me pas i shuajmë me birrë. Shtojmë kripë dhe e lëmë birrën të marrë valë. Sa të kalojnë 5 minuta vendosim kapakun dhe e futim në furrë në temperaturën 200°C për 30 minuta.

Pulë me qepë, domate dhe birrë

Receta e dytë: Makarona me salcë karrote dhe selino

Përbërësit:

400 gr makarona (paccheri)

1 qepë mesatare

1 karrote

1 degë selino

400 gr pure domate

5-6 gjethe borzilok

50 ml vaj ulliri

parmixhan

kripë+ piper i zi

Përgatitja:

Përgatitja:

Vendosim 1 tenxhere me ujë të bollshëm për të zier.  Në griresen e qepës vendosim një qepë të grirë në copa, 1 karrotë të grirë në copa, 1 degë  selino të prerë në copa, 2 lugë gjelle djathë parmixhan dhe i kalojmë në grirje për 2-3 minuta. Me pas të gjithë masën e shtojmë në tenxheren ku kemi ngrohur vaj ulliri. I kaurdisim për 5-7 minuta. Shtojmë purenë e domates, borzilok, kripë e piper të zi. Shtojmë makaronat dhe pak kripë dhe i lëmë të ziejnë për 1 minutë më pak nga sa shkruhet në etiketë.

Sapo makaronat të ziejnë, shtojmë në salcë 1 garuzhde lëng makaronash si dhe makaronat e kulluara që i lëmë të ziejnë dhe 1 minutë më salcën dhe i sperkatim me parmixhan. I shërbejmë menjëherë të ngrohta.

Makarona me salcë karrote dhe selino