Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Pulë krokante me kos dhe Njoki me kungull të njomë e karrota

Receta e parë: Pulë krokante me kos

Përbërësit:

 800gr. kofsha pule

10-15 thelpinj hudhra

1 l.gj. miell

1 gotë lëng pule

80 ml. verë e bardhë

3 lgj. vaj ulliri

kripë + pipel i zi

400 ml. salcë kosi

pak piper të kuq

majdanoz

Përgatitja:

Lajmë, thajmë mishin dhe e spërkatim atë me kripë e piper të zi. Pudrosim me pak miell. Ngrohim pak vaj dhe skuqim kofshat e pulës deri sa ato të zverdhen mirë nga të gjitha anët.largojmë copat e pulës dhe yndyrën që skuqëm pulën. Shtojmë në tigan vajin e mbetur dhe skuqim thelpinjtë e pulës të plota të pacopëtuara dhe I skuqim deri sa ato të zverdhen pak. Vendosim përsëri copat e pulës në tigan dhe I shuajmë me verë. Sa të avullojë vera shtojmë lëngun e pulës, kosin dhe e trazojmë ngadalë. Rregullojmë shijen me kripë, piper, spec të kuq. Shtojmë erzat si trumzë apo majdanoz të grirë hollë. Ulim temperaturën dhe e lëmë salcën të ulë volumin e saj. Largojmë tiganin nga zjarri dhe e shërbejmë menjëherë.

Pulë krokante me kos

Receta e dytë: Njoki me kungull  të njomë dhe karrota

Përbërësit:

500 gr. njoki

gjysmë qepe mesatare

200 gr. kunguj të njomë

150 gr. karrota

kripë + piper i zi

vaj ulliri

30 gr. Parmixhano

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë për të valuar. Ndërkohë pastrojmë perimet. Presim perimet në fije ose i grijmë në rende të trashë dhe i vendosim në një tas. Grijmë shumë hollë ½ qepë dhe e kaurdisim atë në vaj ulliri deri sa të zbutet. Shtojmë kungujt dhe karrotat e grira. Shtojmë ½ fulxhan ujë dhe I vendosim kapakun dhe I lëmë të gatuhen për 5 minuta.

Sapo uji të valojë shtojmë pak kripë dhe ziejmë njokit deri sa të dalin në sipërfaqe. I largojmë me kullesë dhe i shtojmë në tigan. Shtojmë parmixhanin e grirë, i trazojmë dhe njokit janë gati për tu shërbyer. Kush dëshiron mund të shtojmë pak piper të zi në pjatë.

Njoki me kungull  të njomë dhe karrota

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë