Receta e parë: Pulë me polentë dhe perime

Përbërësit:

1 pulë 1.2 kg

2 qepë

2 thelpinj hudhër

2-3 speca me ngjyrë

100 ml verë e bardhë

Kripë+ piper të zi

3 domate

4 lgj vaj ulliri

Polenta:

200 gr polentë

800 ml lëng pule

30 gr gjalp

Kripë+ piper të zi

40 gr parmixhan

Përgatitja:

Në një tigan të thellë vendosim 4 lugë gjelle vaj ulliri. Vendosim copat e mishit dhe i kaurdisim ato deri sa mishi të fillojë të zverdhet. Shtojmë qepën e prerë në kubikë jo shumë të vegjël dhe i kaurdisim së bashku deri sa qepa të zbutet. Shtojmë specat në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen e më pas rregullojmë shijen me kripë e piper të zi. Shuajmë mishin dhe perimet me vezë dhe lëmë alkoolin të avullojë. Më pas shtojmë tulin e domateve në kubikë. Vendosim kapakun dhe lëmë mishin dhe perimet të ziejnë në temperaturë mesatare për 15-20 minuta. Ndërkohë përgatisim polentën në një tenxhere. Nxehim lëngun e pulës 800 ml, 30gra gjalp e kripë dhe piper. Pa kaluar lëngu në vlim largojmë tenxheren nga zjarri dhe shtojmë gradualisht polentën, njëkohësisht duke e trazuar vazhdimisht me lugë druri. Vendosim në zjarr për të zier dhe vazhdojmë të trazojmë deri sa polenta të shkëputet nga anët e tenxheres dhe të mos ngjisë. Në fund shtojmë gjysmën e djathit parmixhan të grirë. Polentën mund ta vendosim dhe në tepsi dhe mund ta pjekim në furrë për afro 50 min-1 orë. Në fund e shërbejmë duke e vendosur në qendër të pjatës polentën e spërkatur me parmixhan dhe sipër permiet me copën e mishit. Në fund e spërkatim me pak majdanoz.

Pulë me polentë dhe perime

Receta e dytë: Sallatë me kus kus

Përbërësit:

1 gotë kus kus

Kripë

2 lgj vaj ulliri

2 gota ujë te valuar

1 qepë të kuqe

250 gr domate

1 kastravec

1 tufë majdanoz

1 avokado

250 gr qiqra

nenexhik

1-2 limona

Përgatitja:

Ngrohim 2 gota ujë. Shtojmë në të kripë, va, kus kus dhe e trazojmë e më pas e mbulojmë me pecetë deri sa të pushojë për 10 minuta. Ndërkohë perimet i presim në kubikë dhe më pas i bashkojmë së bashku me kus kusin. Presim erzat trashë dhe i shtojmë në tas. Erzat i presim trashë trashë dhe i shtojmë në tas. Shpëlajmë qiqrat dhe I shtojmë dhe ato së bashku me perimet dhe kuskusin. I trazojmë mirë të gjitha së bashku. Shtojmë lëngun e limonit dhe pak lëkurë limoni dhe e trazojmë. Në fund shtojmë lëngun e një ose dy limonave (varet nga shija e secilit). Në fund e shërbejmë.

Sallatë me kus kus