Receta e parë: Qofte të shuara me birrë
Përbërësit:
300 gr mish i grirë
200 gr salçiçe të pagatuara
1 patate e zier
3 lgj parmixhan i grirë
1 kokërr vezë
1/2 tufë majdanoz
Kripë dhe piper i zi
1 lgj peksimadhe
3 qepë të njoma
Miell
1 shishe birrë bjonde
Vaj për skuqje
Përgatitja:
Fillimisht vendosim pataten të ziejë për 25-30 minuta. Pasi patatja të ziejë e qërojmë dhe e kthejmë në pure.
Në tasin ku kemi vendosur purenë shtojmë djathin, mishin e grirë, salçiçen e qëruar dhe të thërrmuar, 1 kokërr vezë, majdanozin e grirë hollë, 1 lugë peksimadhe, kripë dhe piper të zi. I përziejmë të gjithë përbërësit mirë me dorë duke e punuar mirë brumin derisa të shkëputet lehtë nga ena. E mbulojmë më pas tasin me celelefon dhe e lemë brumin e qofteve të pushojë për 30 minuta në frigorifer.Pasi të kalojë ky minutazh formojmë qofte mesatare te rrumbullakëta si një top ping pongu.
Ngrohim vajin në tigan dhe pasi qoftet t’i pudrosim me pak miell i vendosim në tigan për tu skuqur (kujdes gjatë skuqjes së qofteve temperaturën e ulim në nxehtësi mesatare). Pasi të vendosim qoftet në tigan shtojmë qepët e njoma (pjesën e bardhë) të prerë në unaza të holla dhe vazhdojmë skuqjen së bashku me qoftet duke i lenë derisa të zverdhen pak. Më pas i shuajmë me birrë dhe i trazojmë lehtë duke krijuar nga mielli i qofteve një masë salce. E rregullojme shijen e salcës me kripë, piper dhe arrë moskat dhe e lemë gatimin me kapak të mbuluar në zjarr të ulët për 7-10 minuta.
Më pas i servirim qoftet e e shuara me birrë duke i pudrosur me majdanoz.
Qofte të shuara me birrë
b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ju futen thonjtë në mish? Ylli Merja tregon kurën natyrale që ju shpëton në pak ditë
23 Dhjetor, 15:58
-
Altin Joka: Kujdes, zbokthi është problem i brendshëm shëndetësor / Ja si mund të luftohet
18 Dhjetor, 15:57
-
Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë
16 Dhjetor, 17:24
-
‘Kujdes në dashuri’ Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi i javës, parashikimi për çdo shenjë
16 Dhjetor, 15:45
-
Altin Joka: Ja ‘magjia’ e përdorimit të kripës si terapi dhe cila sëmundje mund të kurojë
12 Dhjetor, 14:52
-
Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të vuash nga sindroma e zorrës së irrituar/ Ja ç’duhet të bëni
11 Dhjetor, 10:37
-
1 thelpi hudhër në ditë haje në këtë mënyrë… Hudhra mund të ndryshojë jetën nga Altin Joka
4 Dhjetor, 16:35
-
Laringiti te fëmijët, simptomat që nuk duhet t’i neglizhoni / Ylli Merja: Ja si ta trajtoni në mënyrë natyrale
2 Dhjetor, 15:39
-
Kujdes! Çdo vendim i kësaj jave ndikim deri në Mars 2025 / Horoskopi javor 2-8 dhjetor nga astrologu Jorgo Pulla
2 Dhjetor, 12:30
-
Dëllinja 'ilaç' për shpirtin dhe shëndetin / Ylli Merja: Ja si ta përdorni mrekullinë kurative të natyrës
25 Nëntor, 16:19
-
Ja ç’do ndodhë në Dhjetor! Lëvizje të forta planetare, Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi për muajin Dhjetor
25 Nëntor, 15:54
-
Lakra ‘bomba’ që vret sëmundjet, Altin Joka: Magjia e lakrës nëse e përdorim rregullisht/ Disa kombinime për kura specifike
20 Nëntor, 17:00