Receta e parë: Revani me kokos

Përbërësit:

4 kokrra vezë

1 gotë sheqer

1 gotë vaj

1 gotë qumësht

1 pako pluhur pjekës

Sheqer vanilje

100 gr arrë kokosi e integruar

3 gota miell

Shërbeti:

500 gr sheqer

350 ml ujë

2 feta limoni

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët së bashku me sheqerin derisa sheqeri të shkrijë plotësisht. Shtojmë më pas 1 gotë vaj dhe i përziejmë së bashku. Më pas shtojmë sheqerin e vaniljes, miellin, pluhurin pjekës dhe pak kripë. E shtojmë miellin gradualisht derisa mielli të trazohet mirë me vezët. Pasi të jenë përzjerë mirë të gjithë përbërësit dhe të jetë formuar një brumë homogjen shtojmë në fund arrën e kokosit. E përziejmë mirë dhe pasi të lyejmë një tavë me yndyrë hedhim brumin në të dhe vendosim revaninë të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.

Ndërkohë përgatisim sherbetin me 500 gr sheqer, 350 ml ujë dhe 2 feta limoni. E lemë sherbetin të marrë vale për 5 minuta nga moment i zierjes. Më pas, pasi të ftohet revania  e presim në copa dhe e sherbetosim me sherbetin e ngrohtë.

Revani me kokos

Receta e dytë: Makarona me pulë dhe speca

Përbërësit:

320 gr fileto pule

Vaj ulliri

Kumin dhe piper i kuq

Piper djegës, rigon, piper i zi

1 kokërr qepë

2 thelpinj hudhër

1 spec i kuq

1 spec jeshil

1 kuti domate

350 më lëng pule

250 gr makarona (pene)

150 ml pana

Kripë

Majdanoz

Përgatitja:

Fillimisht lajmë dhe thajmë mishin dhe e presim atë në shirita. Gjithashtu dhe qepën e presim në fije. Në një tas të vogël trazojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri bashkë me erëzat. Shtojmë 1 lugë kafe kumin, 1 lugë kafe piper të kuq, pak piper pikant, piper të zi , 1 lugë kafe rigon. E lëmë mishin të marinohet pak për rreth 2 orë në frigoriger.  Ngrohim në një tigan të thellë vajin e mbetur dhe e kaurdisim mishin e marinuar deri sa të mos ketë më lagështirë dhe të thahet pak. Shtojmë qepët dhe specat së bashku . Më pas shtojmë hudhrat, pak kripë dhe i trazojmë së bashku për 5 minuta deri sa qepa dhe specat të ulin volumin e tyre. Shtojmë domatet ne copa, i lëmë të marrin pak valë dhe më pas shtojmë lëngun e pulës. Sapo të vlojë shtojmë makaronat pene, i lëmë të marrin valë duke provuar dhe për shije.  I lëmë të ziejnë për 11 minuta dhe në 3 minutat e fundit shtojmë panën e në fund i servirim të ngrohta duke i spërkatur me majdanoz.

Makarona me speca dhe kos