Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Role me petë e kadaif , Bullgur kokërrmadh me kërpudha, Tramezzini me djathë e salmon

Receta e parë: Role me petë dhe kadaif

Përbërësit:

1 pako peta, 300gr gjalp

300gr arra

400gr kadaif, 100 gr stafidhe

Sherbeti

800gr sheqer

500 ml ujë

2lgj mjalt

3-4 karafil

3 feta limoni

Përgatitja:

Fillimisht shkrijmë gjalpin dhe në tasin ku kemi vendosur kadaifin shtojmë 4 lugë gjelle gjalp dhe i përziejmë mirë me duar me qëllim që kadaifi të përzihet me gjalpin. Hapim 6-7 petë duke i lyer me furçë në të gjithë sipërfaqen në çdo petë. Përzoejmë arrat e copëtuara, stafidhet me kadaifin dhe i shpërndajmë mesatarisht pa e tepruar mbi gjithë sipërfaqen e petës së 6-të ose të 7-të, por duke lënë në fund 5 cm të pambuluar bosh. Fillojmë e bëjmë petën role dhe pjesën e petës që nuk kemi vendosur kadaif e lyejmë mirë me gjalp me qëllim që të ngjitet peta me rolenë e formuar. E lëmë mënjanë që të përgatisim rolenë tjetër. Ndjekim të njëjtën rrugë dhe për rolenë tjetër.

Lyejmë petët njëra përmbi tjetrn duke i ngjitur ato. Në petën e fundit shpërndajmë kadaif me arra në të gjithë sipërfaqen, vetëm 5 cm e fundit jo. Mbledhim petët role dhe fundin 5 cm e lyejmë mirë me gjalp që të ngjitet roleja. Në fund presim rolenë ( do të ishte mirë që roletë të vendosen në frigorifer për 30 minuta që të ngrijë gjalpi dhe është më e lehtë për prerjen e rolesë).

I presim me trashësi 4 cm dhe i vendosim në tepsinë e lyer me gjalp nga ana e prerjes, pra petët janë në formë rrethore anash rolesë në vendosje.

E vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturë 170ºc për 30-40 minuta. Ndërkohë vendosim shërbetin për të zier. Sheqer, ujë , limon e trazojmë dhe e lëmë të ziejë për 5-7 minuta nga momenti i zierjes. Në fund pasi e largojmë hedhim mjaltin. E shërbetosim ëmbëlësirën kur ajo të jetë e vakët dhe shërbeti i nxehtë, 10 minuta pasi ta kemi larguar nga zjarri, kur ti ketë rënë vala e nxehtë.

 

Receta e dytë: Bullgur kokërrmadh me kërpudha

Përbërësit:

1 gotë uji bollgur kokërrmadh

1 lgj vaj ulliri

3 kërpudha

1 qepë e thatë

1/4 spec i kuq

1 spec jeshil

1 tufë kopër

1 lugë margarinë

1 lk kripë

2 gota ujë të zier

Përgatitja:

Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe gjalpin. Pasi të ketë shkrirë gjalpi, shtojmë qepën e grirë, specin e kuq dhe atë jeshil duke i kaurdisur. Më pas shtojmë bullgurin , kripën dhe kërpudhat e ziera. Shtojmë ujin që ka zier dhe i lëmë të ziejnë së bashku për 15 minuta. E shërbejmë pas 20 minutash.

Receta e tretë : Tramezzini me djathë e salmon

Përbërësit:

1 fetë tramezzini (Conad)

100gr filadelfie

100gr salmon I tymosur

1 dorë rukola

Kripë

Përgatitja:

Vendosim 1 fetë bukë tramezini në tavolinën e gatimit. E shtypim me një rolon sikur të hapim petë që buka të hollohet sa të mundet. E lyejmë të gjiyhë sipërfaqen me filadelfia dhe sipër saj vendosim feta të holla salmon të tymosur. Shpërndajmë mbi salmon pak gjethe rukola dhe më pas e mbledhim role, e lëmë të mbështjellë me celefon në frigorifer dhe para se ta shtrojmë darkën, e presim në feta me trashësi 1 cm.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare