Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Sallatë bullguri me thjerrëza e karkaleca dhe Ëmbelsire e thjeshtë me mollë

Receta e parë: Sallatë bullguri me thjerrëza dhe karkaleca

Përbërësit:

3 lgj vaj ulliri

½ qepë e mesme

¼ lç kripë

Piper i zi

1filxhan çaji thjerrëza

1 filxhan çaji lëng pule ose perimesh

1 filxhan çaji ujë

1-2  speca të kuq të pjekur

½ filxhan çaji bullgur

1 lgj uthull

500 gr karkaleca

Majdanoz

Përgatitja:

Parangrohni furrën në temperaturën 200ºCelsius.

Ngrohni  2 lugë vaj në tigan me nxehtësi mesatare. Shtoni qepën , kripë dhe piperin dhe përziejini herë pas here për 8 minuta deri sa qepa të zbutet.

Shtoni thjerrëzat dhe përziejini me qepën . Më pas shtoni lëngun e perimeve dhe ujin dhe uleni nxehtësinë e sobës. Mbulojini me kapak dhe lërini deri sa thjerrëzat të zbuten.

Ndërkohë piqni specat e kuq në një zgarë të vogël.

Kur thjerrëzat të jenë gati, hiqini nga zjarri dhe shtoni specat dhe bullgurin. Lërëni mënjanë dhe mbulojeni deri sa bullguri të jetë gati (rreth 10 minuta).

Ndërkohë piqni karkalecat duke vendosur një letër pjekjejenë tavë. Vendosini karkalecat në të me vaj , kripë dhe piper e lërini që të piqen për rrëth 6-8 minuta.

Sapo të jetë bërë gati, shërbejmë sallatën e bullgurit me thjerrëza duke shtuar uthull dhe majdanoz sipas dëshirës. Vendosni mbi të karkalecat e pjekur.

Sallatë bullguri me thjerrëza dhe karkaleca

Receta e dytë: Ëmbëlsirë e thjeshtë me mollë

Përbërësit:

1 lgj gjalp

2-3 mollë (të ëmbla)

4 lgj sheqer

1 lk kanellë

4 lgj arra

Përgatitja:

Lajmë dhe qërojmë mollët dhe i presim ato në kubikë me brinjë 1 cm. Në një tenxhere vendosim 1 lugë gjelle gjalp, mollët dhe i kaurdisim ato për 3 minuta. Shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë trazimin e tyre deri sa mollët të zbuten herë pas here. I vendosim kapakun, dhe i lëmë të ziejnë së bashku me sheqerin për 10 minuta. Shtojmë kanellën , e përziejmë dhe e lëmë të ftohet. Në një gotë servirje zupe vendosim 2 lugë gjelle salcë kosi. Mbi të vendosim mollët e sheqerosura, i spërkatim me arra dhe i shërbejmë.

Ëmbëlsirë e thjeshtë me mollë

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin