Receta e  parë: Sfoliatë me krem dhe reçel mjedre

Përbërësit:

1 petë sfoliatë

2 kokrra vezë

120 gr sheqer

40 gr niseshte

pak lëkurë limoni

500 ml qumësht

vanilje

150 gr xhelatinë mjedre

sheqer pluhur për dekor

Përgatitja:

Në një tenxhere përzieni 2 kokrra vezë. Në një tepsi vendosim një letër pjekje dhe mbi të vendosim petën sfoliatë. E tendosim mirë dhe me ndihmën e një forme ose gote formojmë rrathë (mesatarisht 10 copë për një petë) me diametër 8 cm.

Lyejmë petët me furçë me vezë dhe i vendosim në furrë në temperaturë 190ºC per 10 minuta.

Në tenxheren ku kemi rrahur vezët shtojmë 120 gr sheqer, 40 gr niseshte, pak lekurë limoni dhe i përziejmë mirë deri sa sheqeri, niseshteja dhe vezët të përzihen mirë. Shtojmë qumështin e  vaniljen dhe e trazojmë deri sat ë formohet një krem i trashë. Sa të flluskojë e largojmë nga zjarri dhe e spërkatim me pak sheqer pluhur që të mos zërë ajkë. Ose e përziejmë, i vendosim një celefon dhe e vendosim në frigorifer që të ftohet.

Ndërkohë nxjerrim tepsinë nga furra dhe i lëmë pak që të ftohen. Bëjmë një prerje në mes horizontalisht për të gjitha pufkat dhe i mbushim brendaa me krem pastiçerie. Në qendër me 1 lugë çaji xhelatinë mjedre i bashkojmë të dy gjysmat që premë. I vendosim në një pjatë, i pudrosim me sheqer pluhur dhe i shërbejmë.

Sfoliatë me krem dhe reçel mjedre

Receta e dytë: Qofte me ton

Përbërësit:

280 gr ton

½ qepë mesatare

2 thelpinj hudhër

2 gj bar qepe( ose bishta qepe)

2 lgj majdanoz i grirë hollë

90 gr tërshërë

¼ lk spec pikant

1lk kripë

2 kokrra veze

4 lgj vaj ulliri

Përgatitja:

Kullojmë tonin mirë në një sitë (kullesë) duke e shtypur me pirun me qëllim që të mos ketë lëng dhe më pas e vendosim në një tas.

Grijmë shumë hollë qepët dhe i shtojmë në tas. Shtojmë gjithashtu edhe hudhrat e shtypura mirë. Grijmë shumë imët bar qepe ose bishta të hollë qepe të njomë(2 lugë gjelle) dhe shtojmë gjithashtu 2 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë.

Shtojmë tërshërën të bluar imët, specin pikant e kripën.rrahim 2 vezë të plota dhe i shtojmë në tasin ku kemi vendosur të gjithë përbërësit e mësipërm. I trazojmë mirë me lugë deri sa të na bëhet një brumë i lidhur. Formojmë 9-10 qofte. Ngrohim vajin, i skuqim nga të dyja anët dhe i shërbejmë me sallatën e preferuar.

Qofte me ton