Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Shëndetlie dhe Sallatë me bullgur

Receta e parë: Shëndetlie

Përbërësit:

3 kokrra vezë (+ 1 e verdhë)

1 filxhan çaji sheqer (150 gr)

3 filxhan kafeje gjalp i shkrirë (150 gr)

3 filxhan kafeje mjalt (150 gr)

3 filxhan kafeje arra të copëtuara (150 gr)

1 lugë çaji sodë buke

4 filxhan çaji miell

Shërbeti:

1 kg sheqer

750 ml ujë

3 feta limon

Përgatitja:

Vendosim sherbetin të ziejë: 500 ml ujë, 800 gr sheqer dhe 2-3 feta limoni. Nga momenti i zierjes e lemë 5 minuta në zjarr dhe më pas e largojmë duke e lenë të ftohet.

Rrahim vezët së bashku me sheqerin, më pas shtojmë pak nga pak gjalpin e shkrirë (të ftohtë), e trazojmë mirë duke shtuar më pas dhe mjaltin. E përziejmë derisa të formohet një masë e lidhur. Bashkojmë në një tas miellin me pluhurin pjekës. Shtojmë në fillim arrat e coptuara dhe më pas me ndihmën e një site shtojmë miellin. E trazojmë masën e përgatitur me lugë druri dhe më pas e vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë. E nivelojmë mirë, e shpojmë pak me pirun që të piqet mirë dhe më pas e lyejmë sipërfaqen me një të verdhë veze. E vendosim ëmbëlsirën të piqet për 30-35 minuta në temperaturën 180 gradë Celsius.

Receta e dytë: Sallatë me bullgur

Përbërësit:

1 kupë ujë i nxehtë

1 kupë bullgur

½ lëng limoni

6 lugë gjelle vaj ulliri

3 qepë të bardha mesatare

1 tufë majdanoz

5 qepë të njoma

1 qepë e kuqe

½ tufë nenexhik i freskët

1 domate

Kripë dhe piper i zi

½ shegë

Përgatitja:

Në një tas vendosim ujin e nxehtë, shtojmë bullgurin , 1-2 lugë gjelle lëng limoni, 6 lugë gjelle vaj dhe e trazojmë e më pas e mbulojmë për 10-15 minuta.

Qërojmë qepët e bardha dhe i presim në kubikë të vegjël.

Grijmë hollë majdanozin dhe gjethet e nenexhikut.

Presim qepët e njoma në unaza të holla dhe qepën e kuqe në kubikë të vegjël.

Domaten e qërojmë nga lëkura dhe i presim në kubikë të vegjël. Zbulojmë tasin me bullgur , e thërrmojmë me pirun dhe shtojmë në të erzat e grira hollë, domaten në kubikë, qepët në kubikë, kripë e piper të zi. I përziejmë mirë dhe më pas e shërbejmë duke is htuar 1 lugë gjelle kokrra shegë në çdo pjatë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur