Receta e parë: Spinaq me qumësht dhe vezë

Përbërësit:

1.2 kg spinaq

2 kokrra qepë

2 lgj vaj ulliri

4 kokrra vezë

1 ½ gotë qumësht

1 ½ lgj miell

2 lgj gjalp

3 lgj kaçkavall i grirë

kripë+ piper i zi

arrëmoskat

2 lgj peskimadhe

Përgatitja:

Lajmë spinaqin dhe e kalojmë në ujë të vluar me kripë për 2 minuta. Më pas  e kalojmë në ujë të ftohtë me akull, e shtrydhim mirë dhe e presim vrazhdë.

Ndërkohë në një tigan me vaj kaurdisim qepët të prera në kubikë derisa ato të zbuten ( i ndihmojmë duke i hedhur pak ujë herë pas here me qëllim që qepa të mos ngjyroset). Shtojmë spinaqin e më pas kripë, piper të zi, arrë moskat, koper dhe spinaqin dhe e lemë në zjarr derisa ai të ulë volumin.

Lyejmë tavën me gjalpë, e pudrosim atë me peksimadhe, vendosim spinaqin dhe e nivelojmë mirë.

Rrahim 4 kokrra vezë me qumësht dhe pak miell, i përziejmë mirë derisa të formohet një masë homogjene. Shtojmë dhe pak kripë dhe arrë moskat dhe e vendosim kremin mbi spinaq duke vendosur pak gjalpë mbi të dhe duke e pudrosur me djath kaçkavall të grirë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta derisa të mpikset dhe të marrë një ngjyrë të verdhë.

Kjo recetë kushtoi 360 lekë dhe ishte pjesë e quiz-it për ditën e sotme. Megjithë telefonatat e shumta në studio, asnjë nuk arriti të bëhej fitues i 2000 lekëve të reja nga Conad. Një tjetër quiz vjen sërish nesër ku ju mund të bëheni fitues nëpërmjet 1 telefonate në numrin 044 400 101. 

Spinaq me vezë dhe qumësht

Receta e dytë: Supë e ftohte me karrotë

Përbërësit:

400 gr karrota

200 gr bukë (e ftohtë)

1 l kos ose dhallë

3 thelpi hudhër

100 gr bajame të grira

2 lgj uthull të bardhë

4 lgj vaj ulliri

kripë+ piper i zi

majdanoz

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë karrotat në ujë të vluar për 15-20 minuta. Presim bukën në copa dhe pjesën më të madhe të bukës e njomim me 150 ml dhallë duke e lenë të bymehet për disa minuta.
Pjesën tjetër të bukës së mbetur e thekim në një tigan pa yndyrë.
Hudhrat të prera në copëza, miellin e bajameve, karrotat e ziera dhe dhallën e mbetur e kalojmë në blender duke e kthyer në pure. Më pas shtojmë dhe bukën e zbutur, dy lugë uthull, vaj ulliri, kripë dhe piper të zi. E vendosim supën në frigorifer për 1 orë të ftohet dhe e servirim në një pjatë duke e zbukuruar me kubikë buke të thekur, pak vaj ulliri dhe majdanoz të grirë imët.

Supë e ftohtë me karrota