Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Tartë me kajsi e bajame pa gluten dhe Makarona të ftohta me ton

Receta e parë: Tartë me kajsi dhe bajame pa gluten

Përbërësit:

250 gr rikota

80 gr sheqer

2 kokrra vezë

140 gr miell orizi

60 ml qumësht

½ bustinë pluhur pjekës

1 shishe aromatik bajame

lëkurë limoni

10 kajsi të freskëta

50 gr bajame

Përgatitja:

Në një tas vendosim 240 gr rikota, sheqer, lëkurën e një limoni dhe i përziejmë së bashku. Shtojmë 2 vezë njëra pas tjetrës duke i trazuar vazhdimisht. Një nga një lugë shtojmë miellin e orizit duke e trazuar vazhdimisht deri sa formohet një brumë pak I plotë. Shtojmë qumështin, pluhurin pjekës dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar edhe aromatizuesin e bajameve. Në një tavë 30-35 cm shtojmë një letër pjekje dhe më pas mbi të nivelojmë brumin e përgatitur. Ndajmë kajsitë në gjysma dhe i vendosim mbi brum. Pjesën e prerkes nga lart. Midis hapësirave të kajsive shpërndajmë bajame feta. Pudrosim kajsitë me sheqer dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 180ºC për 30 minuta.

Kjo ëmbëlsirë e lehtë kushtoi 500 lekë. Ishte Alba nga Tirana ajo që bëri mirë llogaritë dhe u bë fituese e quiz-it tonë për ditën e sotme. Të hënën do të jemi sërish me një tjetër recetë nga ku ju mund të bëheni fitues të vlerës 2000 lekë të reja nga Conad vetëm duke telefonuar në numrin 044 400 101

Tartë me kajsi dhe bajame pa gluten

Receta e dytë: Makarona të ftohta me ton

Përbërësit:

320 gr makarona

200 gr ton

180 gr ullinj jeshil

150 gr domate qershi

140 gr misra të zier

½ qepë e kuqe

kripë+ piper i zi

vaj ulliri

Përgatitja:

Ziejmë makaronat në ujë të valuar me kripë për 11 minuta. I shpëlajmë ato me qëllim që të ndërpresim zbutjen e tyre.

Peshkun ton e kullojmë dhe e thërrmojmë pak. I shtojmë në tasin me makarona bashkë me ullinjtë, domatet e ndara në gjysma, misrat, gjysmë qepë të kuqe të prerë në feta, kripë e vaj ulliri. I përziejmë së bashku dhe i shërbejmë.

Makarona të ftohta me ton

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

A është manipuluese natyra njerëzore?

A është manipuluese natyra njerëzore?