Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Tartë me spinaq e djath dhe Kërpudha me mustardë

Receta e parë: Tartë me spinaq dhe djath

Përbërësit:

300 gr miell

170 gr gjalp i ftohtë

1 lk kripë

4-6 lgj ujë të ftohtë

Mbushja:

500 gr spinaq

1 qepë e verdhë

1 qepë e kuqe

2 thelpinj hudhër

3 kokrra vezë

200 ml pana

150 gr djath pice

100 gr gorgonxola

¼ lç kripë

Piper i zi

Arrë moskat

Gjalp dhe vaj për tiganisje

Përgatitja:

Në një mixer vendosni miellin, gjalpin, kripën dhe punojini në të ( dhe me duar në tavolinën e punës) deri sa mielli dhe gjalpi kthehet në thërrime. Shtojmë gradualisht ujin dhe do të na formohet një brumë i lidhur. Nuk e ngjeshim shumë, por derisa të na lidhet brumi, e mbështjellim me celefon dhe e vendosim në frigorifer në fresk të pushojë për 30 minuta.

Ndërkohë në një tigan shtojmë 1 lugë gjelle gjalp, vendosim qepët e grira imët dhe i kaurdisim mirë. Shtojmë hudhrat e grira, spinaqin e grirë dhe i trazojmë për 2-3 minuta derisa spinaqi të ulë volumin. Shtojmë kripë, piper, arrë moskat dhe e vendosim në kullesë që të kullojë lëngu që ndodhet në tigan.

Në një tas përziejmë vezët e plota me pana, pak kripë dhe arrë moskat.

Hapim petën e trashë me një diametër 24-25 cm. e vendosim atë mbi një tavë, presim anët dhe e shpojmë në të gjithë sipërfaqen me pirun. Vendosim një letër pjekje dhe mbi të shpërndajmë fasule apo oriz dhe e pjekim petën për 10-15 minuta. Largojmë fasulet apo orzizin dhe letrën dhe e vendosim përsëri sat ë marrë një ngjyrë të verdhë.

Shtrojmë mbi bazën e tartës spinaqin e gatuar dhe e shpërndajmë mirë në të gjithë sipërfaqen. Mbi spinaq shpërndajmë djath pice, mbi djathin e picës shpërndajmë djathin gorgonzola të copëtuar. Mbi të gjithë sipërfaqen shpërndajmë vezën me panën. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180ºC për 35 minuta.

Tartë me spinaq dhe djath

Receta e dytë: Kërpudha me mustardë

Përbërësit:

4 lgj vaj ulliri

500 gr kërpudha

1 tufë qepë të njoma

Kripë dhe piper i zi

3 thelpinj hudhër

½ lgj miell

150 ml verë të bardhë

1 lgj mustardë

1 gotë ujë

Kopër ose majdanoz

Përgatitja:

Ngrohim vajin dhe menjëherë shtojmë kërpudhat e prera në feta. I kaurdisim mirë deri sa ato të ulin volumin dhe të zverdhen pak. Shtojmë qepët të prerë në unaza, i kaurdisim së bashku me kërpudhat dhe i rregullojmë me kripë e piper të zi. Shtojmë 1 lugë gjelle miell dhe e kaurdisin për 3-4 minuta. Shuajmë me verë të bardhë dhe pasi të avullojë alkooli shtojmë 1 lugë gjelle mustardë. Shtojmë ujin e ngrohtë dhe e lëmë supën të ziejë për 10-15 minuta. E shërbejmë të ngrohtë ,me pak kopër ose majdanoz sipër.

Kërpudha me mustardë

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin