Përbërja:

1 petë sfoliatë

½ qepë

1 karrotë

1 spec i verdhë

1 spec i kuq

1-2 kunguj të njomë

150 gr krem kosi

2 kokrra vezë

Kripë dhe piper i zi

20 gr parmixhan

2 lgj vaj ulliri

Përgatitja:

Të gjitha perimet i presim në kubikë të vegjël. Vendosim 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën deri sa të zbutet. Shtojmë karrotën, kungujt e specat dhe i kaurdisim deri sa ato të ulin pak volumin (por jo të gatuhen plotësisht). I largojmë mënjanë në një tas. Hapim petën në një tepsi ku kemi shtruar më parë letër pjekje. Shpojmë petën me pirun në disa vende. Në një tas rrahim 2 kokrra vezë. Shtojmë në të kremin e kosit dhe parmixhanën e grirë hollë. Shtojmë perimet në tepsinë ku kemi vendosur petën sfoliatë dhe mbi to hedhim salcën e përgatitur. Kthejmë anët dhe e vendosim tartën në furrë në temperaturë 200ºC për 30-35 minuta.

Tartë me sfoliatë e perime

Receta e dytë: Supë me qofte erzash

Përbërësit:

½ gotë qumësht (100 ml)

½ gotë ujë (100 ml)

Kripë dhe arrë moskat

1 lugë supe gjalp

80 gr miell

1 tufë erza jeshile mix

1 kokërr vezë

1 l lëng pule

Përgatitja:

Në një enë hedhim qumështin, ujin, kripën, piperin dhe arrën moskat e gjalpin. I lëmë në zjarr deri sa të marrë valë.

Hedhim miellin dhe e trazojmë vazhdimisht deri sat ë trashet plotësisht për 1-2 minuta. Lajmë, thajmë erzat dhe i grijmë ato imët. Gjysmën e erzave e bashkojmë me brumin dhe vezët dhe vazhdojmë të punojmë atë deri sa përbërësit të bashkohen mirë.

Formojmë qofte të vogla.

Vendosim lëngun e pulës të ziejë dhe shtojmë në të qoftet me erza duke i lënë të ziejnë për 10 minuta. Në 2c minutat e fundit shtojmë erzat e freskëta dhe e shërbejmë menjëherë.

Supë me qofte erzash