Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Tavë me patate, kunguj e kos dhe Qofte me pulë e krem limoni

Receta e parë: Tavë me patate, kunguj dhe kos

Përbërësit:

600 gr patate

600 gr kunguj

Vaj ulliri

3 kokrra vezë

400 gr kos

200 ml pana

3 thelpinj hudhër

1 lgj galetë e thërrmuar

Kripë

Përgatitja:

Pastrojmë kungujt, qërojmë patatet dhe i presim në feta ( kungujt për së gjati). Në një tepsi vendosim një letër kuzhine dhe vendosim në të kungujt dhe patatet në rradhë.I vendosim në furrë të piqen për 15 minuta.

Lyejmë një tavë me gjalp ose vaj. E spërkatim me bukë të thatë të thërrmuar dhe vendosim në të një rresht me patate.

Në një tas rrahim vezë, krem, kos, kripë e piper, hudhra të shtypura dhe i përziejmë mirë e më pas spërkatim patatet. Shtojmë parmixhan. Mbulojmë rreshtin e dytë me kunguj dhe vazhdojmë përsëri spërkatjen. Kështu vazhdojmë deri në përfundimin e perimeve. Mbulojmë sipër me pjesën e salcës që teproi dhe në fund e spërkatim me parmixhan. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 200ºC për 30 minuta.

Tavë me patate, kunguj dhe kos

Receta e dytë: Qofte me pulë dhe krem limoni

Përbërësit:

400 gr fileto pule

2 lgj parmixhan

2 feta bukë të bardhë

Kripë dhe piper i zi

30 gr gjalp

2 lgj miell

1/2 lëng limoni

1 gotë ujë

Majdanoz

Përgatitja:

Grijmë filetot e pulës dhe i vendosim në një tas. Bukën e vendosim në ujë për ta zbutur dhe pas disa minutash e shtrydhim, e thërrmojmë me dorë dhe e shtojmë tek mishi i grirë. Shtojmë parmixhan, majdanoz të grirë hollë, kripë e piper të zi.

Trazojmë mirë brumin e qofteve dhe e lëmë të pushojë për 20 minuta. Më pas formojmë qofte të vogla sa 1 arrë e madhe. Qoftet i skuqim me vaj luledielli ose i pjekim në furrë.

Përgatisim kremin e limonit. Në një tigan shkrijmë gjalp, miell, i kaurdisim pa i dhënë ngjyrë. E shuajmë fillimisht me ½ lëng limoni, 1 gotë ujë dhe e lëmë të marrë valë. Në temperaturë të ulët shtojmë qoftet dhe i trazojmë me salcën duke rregulluar shijen me kripë e piper. I lëmë në valë për 10 minuta deri sa salca të trashet. Në fund i servirim të ftohta.

Qofte me pulë dhe krem limoni

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale