Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Tavë kosi Elbasani dhe Speca të mbushur me djath dhe proshutë

Përbërësit:

700 gr mish qengji

2 lgj gjalp

2 lgj miell

2-3 vezë

1 l kos

1 e 1/2 lgj oriz

300 ml lëng mishi

Pak spec i kuq

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Lajmë mishin e qengjit dhe e vendosim atë në tavë. Mbi copat e mishit vendosim pak gjalpë dhe pak kripë dhe shtojmë në tavë 2 gota ujë. E vendosim në furrë dhe e lëmë mishin të piqet. Nëse do ta gatuani me mish dashi atehere mishin duhet t’i jepni një valë e më pas në furrë)

Ziejmë orizin jo plotësisht, vetëm 7 minuta. Pasi  mishi të jetë pjekur pak, i marrim lëngun e tij. Në një tenxhere me 1 lugë gjelle gjalp kaurdisim  miellin pa i  dhënë ngjyrë si për beshamel ( lugët duhet të jenë jo të mbushura me majë port ë prera ).  Hedhim lëngun e mishit tek mielli i kaurdisur dhe e trazojmë mirë që të formohet një salcë. E largojmë nga zjarri dhe e lëmë të bjerë vala. Shtojmë në të kosin dhe e përziejmë mirë duke shtuar në fund vezët . shtojmë kripë e piper të zi, e trazojmë mirë dei sa të formohet një masë kremoze. Mund ta vendosim përsëri në zjarr të ulët sa të ngrohet pak, por mund ta hedhim dhe ashtu drejt nga përzierja tek tepsia. Më parë në tepsi duhet të shpërndajmë pak oriz. Më pas shtojmë kosin me vezët e trazuar. Lagim dhe copat e mishit dhe vendosim disa thërrime gjalp. E spërkatim shumë lehtë me pak  piper të kuq dhe e vendosim në furrë të nxehtë sa të marrë  një faqe të verdhë.

Receta e dytë : Speca të mbushur me djath dhe proshutë

Përbërësit:

8 speca të kuq

8 feta proshutë

8 feta djath të bardhë

3 kokrra vezë

4 lugë gjelle miell

6 lgj peksimadhe

Vaj për skuqje

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Pjekim specat dhe i pastrojmë ato nga lëkura dhe farat. Presim djathin në feta të holla me gjerësi 2 cm. Vendosim miellin në pjatën e parë, vezët e rrahura në pjatën e dytë dhe peksimadhet në pjesën e tretë. Marrim një fetë proshutë, vendosim djathin dhe e presim proshutën në dysh duke vendosur në mes djathin. Vendosim proshutën me djath brenda specit dhe fillojmë kalojmë specin e mbushur fillimisht në miell duek e pudrosur atë nga të gjitha anët. E kalojmë në vezën e rrahur , ku kemi rregulluar shijen me pak kripë dhe piper. Pasi e lyejmë dhe me vezë , e kalojmë në fund në peksimadhe. Kështu vazhdojmë me të gjithë spevat. Ngrohim vajin dhe i skuqim specat nga të gjitha anët. Kur speci të marrë një mgjyrë të verdhë, e largojmë dhe e shërbejmë të ngrohtë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje