Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Tavë me mish e perime dimri dhe Pite të mbushura

Receta e parë: Tavë me mish dhe perime dimri

Përbërësit:
800 gr mish viçi
3 kokrra qepë
3 karrota
Miks speca me ngjyrë
1 kokë hudhër
1 fk vaj ulliri
1 lgj vegetë
1 lgj piper me fara
1 lgj piper të kuq
6-7 patate të vogla

Përgatitja:

Fillimisht lajmë dhe pastrojmë perimet. Presim qepën në kubikë të vegjël, hudhrat i qërojmë dhe i lemë thelpitë të pa prere. Specat i presim në copa jo të mëdha, karrotat i presim në kubikë me brinjë 1 cm. Copat e mishit i vendosim në fund të një tave dheu ashtu siç është mishi i pagatuar. Të gjitha perimet me përjashtim të patateve i vendosim në një tas ku do të shtojmë vegetë, piper të kuq, piper pikant me fara, piper të zi dhe ½ e masës së vajit të ullirit. I trazojmë mirë dhe i shtojmë perimet mbi mishin në tavën e dheut. Perimet e qëruara i vendosim rreth tavës nëse janë patatet pak më të mëdha i presim në gjysma, i spërkasim me pak vaj dhe kripë, mbulojmë tavën me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 220 gradë, për dy orë. E kontrollojmë pas një ore të shohim sa lëng kanë nxjerrë perimet. Pas dy orësh e heqim letrën e aluminit dhe e lëmë të marrë tava një ngjyrë të kuqerremtë. Shënim: Gjatë kontrollit e shohim nëse ka nevojë për ujë, nëse po i shtojmë pak ujë. Në përfundim do të ketë pamjen e një turlie me perime alumini.

Tavë me mish dhe perime dimri

Receta e dytë : Pite të mbushura

Përbërësit:
500 gr miell
1/4 lk sodë buke
1 kokërr vezë
Kripë, 250 ml ujë
250 gr djath të bardhë
150 gr proshutë 
1 kokërr domate
2 speca
Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tas vendosim miell, sodë buke, kripë, i përziejmë duke shtuar vezën dhe ujin dhe zemë një brumë të butë. E mbulojmë më pas brumin me pecetë dhe e lemë të vijë për 20-30 minuta. Më pas e ndajmë në kuleçë të vegjël dhe i lemë dhe ato 10 minuta dhe më pas hapim pite me një rreze 12 ose 15 cm. Thërrmojmë djathin, më pas presim specat në kubikë të vegjël dhe domaten pasi i kemi larguar lëngun dhe farat e presim në kubikë. Itrazojmë të gjithë këta përbërës në një tas duke i rregulluar me fare pak kripë dhe piper. Më pas me këtë përgatitje (1 ½ lgj) mbushim çdo pite. Ndërkohë nxehim tiganin me vaj dhe skuqim pitet të mbështjella dhe të fiksuara mirë nga të dyja anët, i lemë të ftohen dhe më pas i servirim të ngrohta.

Pite të mbushura

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye

GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye