Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Tavë me plëndës dhe Pilaf bullguri me shafran

Receta e pare: Tavë me plendës

Përbërësit:

1 kg plëndës

2-3 kokrra qepë

4 thelpinj hudhër

Vaj ulliri

1 lç piper i kuq

 3 lgj uthull

1 lgj miell

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Pasi plëndësi të jetë pastruar mirë e vendosim të ziejë derisa piruni të ngulet lehtë. Më pas plëndësin e lemë të ftohet pak dhe e presim në rripa të hollë.

Në një tigan me 6 lugë vaj ulliri kaurdisim qepën të prerë hollë në shirita. Sapo ajo të fillojë të zverdhet pak e pudrosim me pak miell dhe e trazojmë për rreth 1 minutë. Shtojmë piperin  e kuq, kripën, piperin e zi, uthullën, lëngun e plëndësit dhe e lëmë qepën të ziejë derisa përbërësit të lidhen, shtojmë dhe plëndësin aty dhe e kalojmë gatimin nga tigani në një tavë të cilën e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-25 minuta derisa lëngu të shterojë por jo të thahet.

Tavë me plendës

Receta e dytë: Pilaf bullguri me shafran

Përbërësit:

1 filxhan Bulgur

1 filxhan lëng me perime

1 filxhan uji

Shafran

2 lugë bajame

1 spec i kuq

1 qepë

1 fetë kungull i verdhë

1 tufë spinaq

2 feta djathë të bardhe

2 lugë gjelle rrush i thatë

1 limon

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Në një tenxhere hidhni bullgurin, lëngun e  perimeve, shafranin dhe 1 gotë ujë. Lëreni të valojë për rreth 12-15 minuta në fillim në temperaturë të lartë emë pas duke e reduktuar nxehtësinë deri sa uji të shterojë.

Gjatë kohës që bullguri gatuhet, lani dhe thani perimet e freskëta. Prisni qepën në feta të holla , kungullin në kubikë dhe specin e kuq në feta për së gjati.

Pasi kemi larë dhe tharë spinaqin, i heqim bishtat dhe më pas e presim vrazhdë me thikë.

Presim bajamet dhe i hedhim ato në një tigan të nxehtë për rreth 1-2 minuta deri sa ato të piqen dhe të marrin një ngjyrë të artë. Më pas i vendosim në një tas të vogël.

Në enën ku poqëm bajamet, shtojmë pak vaj ulliri dhe kaurdisim kungullin, për reth 1-2 minuta. Më pas shtojmë pak kripë dhe piper si dhe qepën dhe specin e kuq. I kaurdisim për 2-4 minuta dhe në fund shtojmë rrushin e thatë dhe i përziejmë të gjitha për rreth 1-2 minuta.

Pasi të jenë skuqur perimet shtojmë spinaqin dhe e kaurdisim për rreth 2 minuta. Rregullojmë shijen me limon, kripë e piper.

Shërbejmë bullgurin në një pjatë dhe i shtojmë sipër perimet e gatuara, djath të bardhë dhe bajamet e pjekura.

Pilaf bullguri me shafran

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e premte, 27 dhjetor

Parashikimi i motit, e premte, 27 dhjetor