Receta e pare: Tavë me presh dhe patate

Përbërësit:

800 gr patate

1 qepë e madhe

3 presh të plotë

500 gr mish të grirë

200 gr djath të bardhë

3 lgj parmixhanë të grirë

200 ml pana

3 kokrra vezë

300 ml lëng perimesh

3 lgj vaj ulliri

Kripë+ piper të zi+hudhër pluhur

Përgatitja:

Lajmë dhe pastrojmë preshët, i presim ato horizontalisht në dysh dhe pastaj i presim në trashësi

Patatet i qërojmë dhe i presim në feta me trashësi 3-4 mm. Vendosim  një tenxhere meujë ta valuar, hedhim në të kripë dhe ziejmë patatet për 4 minuta dhe i kullojmë. Lyejmë një tepsi me vaj ulliri dhe shtojmë një bazë me patate. Gjatë kohës që patatet ziejnë vendosim tiganin me pak vaj dhe kaurdisim mishin e grirë deri sa ai të ndryshojë ngjyrë dhe më pas qepën në rrathë, kripë e piper të zi.

Ndërkohë që mishi gatuhet, në një tas rrahim vezët e plota dhe i përziejmë mirë me panë. Shtojmë lëngun e perimeve, kripë e piper nga mulliri dhe djathin e bardhë të thërrmuar. Në tavë ku kemi shtuar patatet shtrojmë një rresht me presh. Mbi presh shtrojmë mishin me qepën gjysmë të gatuar. Në fund shpërndajmë vezët e përziera me pana dhe lëng perimesh (3/4 e masës).

Në fund mbulojmë tavën me një shtresë tjetër me patate dhe  e spërkatim me vezën e mbetur. E pudrosim të gjithë sipërfaqen me djath parmixhan dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200ºc për 30 minuta.

Tavë me presh dhe patate

Receta e dytë: Ëmbëlsirë me krem portokalli

Përbërja:

½ pako biskota pa yndyrë

6 lgj sheqer

¾ gotë ujë

Për kremin me vanilje

500 ml qumësht

30 gr miell

30 gr niseshte

75 gr sheqer

4-5 të verdha veze

1 lëkurë limoni

Vanilje

20 gr gjalp

Për kremin me portokall

2 gota lëng portokalli të shtrydhur

2,5 lgj sheqer

2 lgj niseshte

1 portokall për dekor

Përgatitja:

Copëtojmë biskotat dhe vendosim 1 ½ -2 lugë gjelle në ccdo gotë. Karamelizojmë sheqerin dhe e lëmë të marrë një valë, e heqim mënjanë dhe e lëmë të ftohet.

Trazojmë të verdhat e vezëve me sheqerin deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë miellin, niseshtenë dhe i përziejmë së bashku që të bëhet një masë kremoze. Ngrohim pjesën tjetër të qumështit dhe e shtojmë gradualisht tek tasi që përziemë vezën, sheqerin, miellin dhe niseshtenë. Shtojmë vaniljen dhe e vendosim në zjarr për të marrë një valë të lehtë në temperaturë mesatare. Sa të bjerë pak vala, shtojmë atë në ccdo gotë duke e mbudhur atë ¾ e gotës. Ndërkohë vendosim lëngun e portokallit duke holluar pak niseshte me sheqerin sa të marrë valë dhe kremi i portokallit mbushim pjesën tjetër të gotës. I lëmë të ftohen në frigorifer dhe i servirim duke i dekoruar me një fetë portokall dhe me pak ccokollatë të bardhë të thërrmuar.

Ëmbëlsirë me krem portokalli