Receta e parë: Të brendshme qingji me oriz
Përbërësit:
800 gr të brendshme qingji
4 lgj vaj ulliri
3 kokrra qepë
2 filxhan kafe oriz
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Lajmë dhe vendosim për të zier të brendshmet e paprera të qingjit duke shtuar në to edhe pak kripë. Pasi ato të ziejnë i largojmë nga tenxherja dhe i lëmë të ftohen. Më pas i presim në kubikë të vegjël dhe i lëmë mënjanë.
Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë hollë. E kaurdisim mirë deri sa qepa të zverdhet dhe të fillojë të tretet. E shtojmë atë në tenxheren ku është lëngu që kemi zier mëlçitë( Pasi e kemi kulluar atë ). E vendosim tenxheren për të zier pasi kemi shtuar në të qepën dhe kubikët në mëlçi. E lëmë të ziejë për 10 minuta. Lëngu duhet të jetë në një nivel me mëlçitë, jo më poshtë. Shtojmë dhe orizin dhe e lëmë të ziejë për 14 minuta. Më pas lyejmë tavën me pak vaj, shtojmë në të mëlçitë me oriz dhe e mbulojmë tepsinë me rizën (cipën e hollë të dhjamit) që ka qengji. E vendosim në furrë deri sa riza të marrë ngjyrë të kuqerremtë.
Receta e parë: Ide festive me petë sfoliatë
Përbërësit:
2 petë sfoliatë
400 gr luleshtrydhe
Të verdhë veze
Sheqer pluhur
Përgatitja:
Të gjithë petën e shpojmë në disa vende me pirun. E palosim atë në dysh dhe më pas vendosim një formë ylli. Bashkojmë me pak ujë 3 yje njëri përmbi tjetrin dhe në mes me ndihmën e një forme të vogël bëjmë një hapësirë boshe në qendër. Vendosim 3 yjet e bashkuar mbi një yll të plotë. E lyejmë me të verdhë veze dhe në qendrën ku kemi hapur hapësirën vendosim një lyleshtrydhe. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 200ºC për 10 minuta. Më pas i lëmë të ftohen dhe i pudrosim me sheqer pluhur. Kështu mund të bëjmë forma nga më të ndryshmet.