Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Tortë me çokollatë e dardhë dhe Mish qingji me spinaq

Receta e parë: Tortë me çokollatë dhe dardhë

Përbërësit:

4 kokrra vezë

120 gr sheqer

180 gr gjalp

200 gr çokollatë fondente

Vanilje

300 gr miell

1 pako pluhur pjekës

2 lgj kakao

Pak kripë

3 dardha

Përgatitja:

Fillimisht shkrijmë çokollatën në banjomari duke shtuar në të dhe 1 lgj gjalpë.
Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat. Në një tas rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin derisa sheqeri të shkrijë. Shtojmë gjalpin pak nga pak duke vazhduar trazimin e vezëve. Më pas shtojmë çokollatën e shkrirë dhe vaniljen.

Trazojmë miellin me pluhurin pjekës dhe me kakaon dhe e shtojmë gradualisht tek vezët e rrahura me sheqer. Ndërkohë rrahim të bardhat e vezëve marengë dhe lugë-lugë e shtojmë tek brumi.

Qërojmë dardhat, i pastrojmë nga farat dhe i presim në feta. Në një tavë të lyer mirë me yndyrë dhe miell të pudrosur shtrojmë një shtresë me brumë, e nivelojmë mirë dhe vendosim fetat e dardhave në formë rrethore. I mbulojmë dardhat me pjesën tjetër të brumit duke vendosur përsëri feta me dardhë në formë rrethore me hapësira midis njëra- tjetrës. E vendosim ëmbëlsirën në furrë për tu pjekur në temperature 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.

Tortë me çokollatë dhe dardhë

Receta e dytë: Mish qingji me spinaq

Përbërësit:

600 gr mish qingji

1 tufë qepë të njoma

1 lk miell

3 lgj pure domate

1 kg spinaq

3 thelpinj hudhër

Kripë dhe piper i zi

Arrë moskat

4 lgj vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht vendosim në tenxhere 4 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim mishin. Sapo mishi të ndryshojë ngjyrë shtojmë qepën të grirë shumë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa qepa të fillojë të zverdhet lehtë. Më pas shtojmë purenë e domates dhe 2 gota ujë dhe e lemë mishin të ziejë derisa të shpohet lehtë me pirun dhe lëngu të jetë shteruar.

Ndërkohë në një tenxhere tjetër vlojmë ujë me pak kripë dhe vendosim spinaqin për 2 minuta.  Largojmë spinaqin dhe e shpëlajmë menjëherë me ujë të ftohtë, më pas e kullojmë mirë dhe e presim trashë.

Vendosim një tigan në zjarr me 2 lugë vaj ulliri ose 1 lugë gjalpë, shtojmë në të hudhrat të grira imët dhe spinaqin dhe e kaurdisim spinaqin për 2 minuta, e largojmë më pas nga zjarri dhe kur mishi të jetë zjerë plotësisht dhe lëngu të jetë shteruar pothuajse 80 %  shtojmë spinaqin në tenxheren me mish dhe përsëri e lemë shumë pak në tenxhere 1-2 minuta dhe e shërbejmë menjëherë të ngrohtë.

Shënim: Nëse spinaqin do t’a lemë shumë të gatuhet në zjarr do të na nxihet.

Mish qingji me spinaq

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen