Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Tortë me arrë kokosi dhe fileto pule me bizele

Receta e parë: Tortë me arre kokosi

Përbërësit:

3 kokrra vezë

180 gr sheqer

80 ml vaj misri

100 ml qumësht

220 gr arrë kokosi

180-200 gr miell

1 lç pluhur pjekës

Pak kripë

½ kuti qumësht i kondensuar

Përgatitja:

Vendosim në tas vezët me sheqerin dhe i rrahim me mikser derisa sheqeri të shkrijë dhe volumi i vezëve të shtohet. Shtojmë vajin, i përziejmë e më pas qumështin dhe arrën e kokosit. I përziejmë mirë të gjithë këta përbërës dhe më pas shtojmë gradualisht miellin e përzier me pluhurin pjekës. Pasi t’a kemi trazuar mirë brumin shtojmë pak kripë dhe vazhdojmë përzierjen me një spatull ose lugë druri.

Vendosim brumin në një tepsi (të lyer me pak gjalpë dhe pudrosur me miell) dhe e vemë në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.

Në fund pasi e nxjerrim kekun nga furra e lyejmë me qumësht të kondensuar me ndihmën e një furçe dhe e pudrosim me arrë kokosi.

Tortë me arre kokosi

Receta e dytë: Fileto pule me bizele

Përbërësit:

500 gr fileto pule

1/2 qepë

100 gr bizele

Vaj ulliri

100 gr krem pana

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht lajmë fileton, e thajmë atë dhe epresim në shirita të hollë. Në një tigan të thellë ngrohim vajin, qepën e grirë hollë dhe e kaurdisim atë deri sat ë tretet pak. Shtojmë fileton e pulës të prerë dhe e kaurdisim deri sa të marrë pak ngjyrë në një temperaturë mesatare. Shtojmë kripë dhe piper të zi.

Shtojmë bizelet e ziera më parë dhe i trazojmë së bashku me mishin për 5 minuta dhe kontrollojmë shijen për kripë. Shtojmë panën dhe e lëmë atë për një tjetër 5 minutësh deri sa të marrë trajtën e një kremi. E shërbejmë menjëherë të ngrohtë. Nëse dëshironi mund të serviret edhe e shoqëruar me oriz ose makarona.

Fileto pule me bizele

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione