Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Turli me mish viçi dhe Patate me kos e hudhra

Përbërësit :

800 gr mish viçi

1 kokërr qepë

2 domate ( 300 gr)

150 gr pure domate

300 gr bamje

3 speca me ngjyra

1 kungull (250 gr)

2 patëllxhanë

2 patate mesatare

2 karrota

4-5 thelpinj hudhër

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja :

Lajmë dhe pastrojmë mishin. Presim qepën në kubikë. Vendosim tenxheren në vaj duke shtuar copat e mishit. I kalojmë mishit një skuqje të lehtë duke shtuar qepën dhe i kaurdisim së bashku deri sa qepa të zverdhet pak. Shtojmë domatet ,purenë  e domates dhe o lugë çaji sheqer dhe i lëmë të ziejnë 5 minuta sëbashku. Shtojmë ujë sat ë mbulohet mishi, kripë , piper dhe e lëmë mishin të ziejë për 20 – 30 minuta.

Lajmë bamjet, i thajmë dhe më pas i qërojmë. Gjithashtu edhe perimet e tjera i lajmë dhe i presim në copa. Të gjitha perimet i bashkojmë në një tas të madh, i marinojmë me vaj dhe pak piper dhe i vendosim në një tavë të cilën e mbulojmë me letër alumini. I vendosim në furrë në temperaturën 200 ºC  për 20 minuta.

Pas 20 minutave vendosim në tavë mishin dhe shpërndajmë lëngun me qepë dhe domate. Rregullojmë shijen me kripë dhe largojmë letrën e aluminit.

Vendosim tavën në furrë duke e ulur temperaturën në 180 º C për 20-25 minuta. Nëse dëshironi mund ti shtoni edhe majdanoz dhe është gati për tu shërbyer.

Receta e dytë : Patate të skuqura me kos dhe hudhra

Përbërësit : 

1 kg patate

800 gr kos

Vaj për skuqje

 5 thlpinj hudhër

2 lugë gjelle uthull të bardhë

Kripë

Përgatitja:

Qërojmë patatet dhe i presim ato në rrota  me trashësi 4-5 mm. i kalojmë në vajin e nxehtë në tigan dhe i skuqim deri në zverdhje të artë.

Ndërkohë trazojmë kosin me hudhra të shtypura e kripë. Largojmë patatet dhe i vendosim në një tepsi . sipër tyre vendosim një shtresë kos. Kështu vazhdojmë sërish një shtresë patate dhe një shtresë kos. I shërbejmë me sallatën që dëshironi.

Ju bëftë mirë!

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër