Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Turli me perime dimri dhe Petulla me molle

Receta e parë: Turli me perime dimri

Përbërësit:

500 gr tul viçi

50 gr pançetë

1 qepë e madhe

2-3 karrota

200 gr rrënjë selinoje

2 presh

1 kg patate

1 lugë gjelle gjalp

1 filxhan pure domate

750 ml lëng perimesh

2 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht ndezim furrën në temperaturën 200 gradë Celsius. Më pas presim mishin në kubikë të vegjël, grijmë imët qepën, karrotën e presim në feta të holla, rrenjën e selinosë e presim në kubikë të vegjël, preshin e pastrojmë dhe e presim në unaza, ndërsa patatet i qërojmë dhe i presim në feta të holla.

Vendosim tiganin në zjarr,shtojmë në të pançetën pa yndyrë dhe e kaurdisim deri sa të bëhet krokante, shtojmë qepën dhe e kaurdisim atë me një lugë vaj dhe një lugë gjalpë dhe sapo qepa të zbutet shtojmë mishin. Sapo mishi të ndryshojë ngjyrë dhe të fillojë të zverdhet pak shtojmë preshin, karrotat dhe rrënjën e selinosë. Vendosim kapakun dhe i lemë perimet të ziejnë për 5 minuta dhe më pas e rregullojmë shijen me kripë, piper dhe me pak salcë domate. Lyejmë tavën me vaj, shtrojmë në të një rresht me feta patate duke mbuluar komplet shtresën e poshtme të tavës. Mbi patate vendosim mishin me perime gjysëm të gatuara. Vendosim përsëri një shtresë me patate, një shtresë me perime dhe në fund përsëri një shtresë me patate. Në fund shtojmë lëngun e perimeve, i spërkasim patatet me pak kripë dhe vaj dhe e vendosim tavën në furrë për 45-50 minuta.

Receta e dytë: Petulla me mollë

Përbërësit:

3 kokrra vezë

80 gr sheqer

1 pako sheqer vanilje

50 gr gjalp i tretur

300-350 gr miell

½ pako pluhur pjekës

30 gr rum

1-2 mollë

150 gr kos

2 lugë gjelle qumësht

Përgatitja:

Fillimisht ndajmë vezët të verdhat nga të bardhat. Grijmë mollët me rende duke i spërkatur me pak lëng limoni që të mos oksidohen.

Në tasin ku kemi vendosur të verdhat e vezëve shtojmë ¾ e sheqerit, sheqerin e vaniljes dhe i përziejmë mirë derisa sheqeri të shkrije pak.     

Ndërkohë rrahim të bardhat e vezëve me pjesën e mbetur të sheqerit derisa të krijohet një marengë e fortë.

Tek të verdhat e vezëve shtojmë gjalpin e zbutur, e përziejmë mirë shtojmë kosin dhe rumin dhe e përziejmë mirë. Më pas shtojmë miellin e trazuar me pluhurin pjekës si dhe mollët e grira në rende. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit derisa të shikojmë që brumi lirohet pak. Më pas shtojmë pak nga pak të bardhën e vezëve marengë. E lemë brumin të pushojë të mbuluar për 15 minuta.

Në fund ngrohim vajin dhe me një luge çaji shtojmë në të petullat, i lemë sa të marrin një ngjyrë të verdhë dhe i largojmë duke i vendosur në një letër kuzhine.

Në fund përziejmë pak kanellë me sheqer dhe i sperkasim petullat e ngrohta.

Ju bëftë mirë!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)