Përbërësit :
1 pako peta

1 kg tul kungull i verdhë
150 gr gjalp
250 ml qumësht
120 gr sheqer
1 lugë gjelle miell
3 kokrra vezë
3 lugë gjelle vaj bimor
6-7 gjethe borzilok
Pak kripë
Përgatitja :
Fillimisht qërojmë kungullin dhe e grijmë atë në rende nga ana më e trashë e rendes. Pasi e grijmë , shtojmë tek kungulli pak kripë , e përziejmë dhe e lëmë të pushojë për 15 minuta me qëllim që kungulli të nxjerrë ujin. Në po këtë tas shtojmë ujë të ftohtë , e përziejmë dhe e kalojmë në sitë . E shpëlajmë dhe një herë dhe pasi ta kemi kulluar në sitë, e hedhim në një picetë për ti larguar të gjithë ujin(mund ta shtrydhni edhe me duar).
Pasi kungulli të jetë tharë, e vendosim në një tas . shtojmë në të 3 lugë gjelle gjalp të shkrirë, sheqer, kripë dhe i përziejmë të gjitha së bashku. Shtojmë gjithashtu 1 lugë miell dhe vazhdojmë përzierjen që sheqeri të tretet. Më pas shtojmë 1 gotë qumësht, vezët e përziera dhe i trazojmë përsëri. Kjo ishte përgatitja e mbushjes së byrekut, duke copëtuar me dorë edhe gjethet e borzilokut brenda në tas.
Lyejmë tepsinë me yndyrë dhe shtrojmë në të 2 peta duke i spërkatur me yndyrë.
Mind të përgatisni në vend të yndyrës së thjeshtë :
1 vezë, pak kripë, yndyrë ( në rastin tonë gjalp) dhe 1 gotë qumësht. Kjo është një masë kremoze , se pasi të trazojmë përbërësit na krijohet një krem i plotë që mund të përdoret në çdo byrek me qëllim që petët të mbeten të buta.
Pra në tepsi kemi shtruar 2 peta. I spërkatim me këtë krem duke filluar më parë nga pjesët anësore të petës. Vendosim përsëri 2 petë , i spërkatim dhe përsëri vendosim 2 petë të tjera. Nuk i spërkatim këto të fundit pasi do të shtrojmë mbushjen e cila në rastin tonë është pak e lëngshme. Shtojmë mbushjen dhe pasi e mbulojmë përsëri e spërkatim në çdo 2 petë. Në fund mbledhim anët, e spërkatim byrekun dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180 º- 200ºC për 30 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra, e lëmë të psuhojë 20 minuta dhe më pas e shërbejmë.
Receta e dytë: Supë krem perime me pulë
Përbërësit:
400 gr fileto pule
1 qepë e kuqe
1-2 karrota
2 degë selino
3 lugë gjelle pure patate(ose 2 patate)
1,2 l ujë
2 dado pule
200 ml qumësht
3 lgj parmixhano
3 lugë gjelle vaj ulliri
Majdanoz
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja :
Vendosim tenxheren në zjarr me 3 lugë gjelle vaj ulliri , shtojmë në të qepën në fije, selinonë e prerë sa më hollë , karrotën e prerë hollë në rrathë dhe i kaurdisim njëra pas tjetrës në çdo 3 minuta duke is htuar sipas rradhës. I kaurdisim deri sa të jenë zbutur pak. Nëse do ta bëjmë me patate ky është momenti që shtojmë edhe patatet e prera sa më hollë. Shtojmë ujin, dadot e pulës ose të perimeve dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta.
Largojmë tenxheren nga zjarri dhe kalojmë perimet në blender dore duke i kthyer ato në krem. Nëse supën do ta bejmë me pana, e hollojmë atë me pak ujë të ftohtë dhe e përziejmë para se të kalojmë perimet në blender.
Gjatë kohës që perimet i ziejnë në një tigan me 1 lugë gjelle vaj e pak gjalp, skuqim filetot e pulës të prera në feta. I vendosim në dërrasën e punës dhe i presim ato në kubikë të vegjël . i shtojmë në tenxhere dhe i japim një valë kremit të supës.
Shtojmë në një tenxhere 200 ml qumësht, 3 lugë gjelle parmixhano të grirë hollë , kripë e piper të zi, arrë moskat dhe majdanoz të grirë hollë.
Largojmë supën nga zjarri dhe është gati për ta servirur.
Ju bëftë mirë!
Komente

