Receta e parë: Byrek trekëndësh me gjizë dhe kopër

Përbërësit:

Brumi:

400 gr miell

200 ml ujë

1 lugë kafe kripë

1 lugë gjelle vaj

Mbushja:

500 gr gjizë

2 tufa kopër

1 vezë

2 lugë gjelle gjalp

Vaj për spërkatje

Përgatitja:

Bashkojmë në një tas miell, kripë, vaj dhe ujë të vakët. Zëmë brumin jo shumë të fortë dhe e punojmë deri sa po ta presim me thikë, të mos ngjitet në të. E mbulojmë dhe e lëmë të vijë për 15 minuta. Më pas e ndajmë në kulaçë të vegjël dhe i mbulojmë përsëri kulaçët për 10-15 minuta.

Ndërkohë koprën e kemi larë, tharë dhe e presim hollë. Në tasin me gjizë shtojmë 1 kokërr vezë , e rregullojmë shijen me kripë , gjalp të shkrirë e vaj ulliri, e më pas shtojmë koprën. E përziejmë mirë dhe e lëmë mbushjen mënjanë. Hapim kulaçkat 3 e nga 3 në një rreze 15-20 cm dhe i bashkojmë ato me njëra-tjetrën me pak vaj, më pas i hapim në një petë të vetme. Pasi petën e kemi hapur mirë, e presim atë në shirita me gjatësi 8 ose 10 cm. Shpërndajmë pak gjizë me kopër ( jo shumë trashë) në gjysmën e petës dhe palosim petën, duke filluar me cepin. E barazaojmë me petën nga e djathta në të majtë duke formuar një trekëndësh. Lyejmë një tepsi me yndyrë dhe vendosim trekëndëshat. Kështu vazhdojmë me të gjithë kulaçkat që kemi bërë. Pra i bashkojmë nga 3 petë të hapura sa një pjatë e vogël . i lyejmë me vaj, i bashkojmë dhe pasi bashkojmë i pudrosim me miell. Hapim petën , e presim, e mbushim atë dhe formojmë byreçkat trekëndësh të cilat i mbushim me ç’të dëshirojmë gjizë apo spinaq.

Receta e dytë: Supë me hikërr dhe perime

Përbërësit:

1 filxhan caji hikërr + ujë

3 qepë të njoma

200 gr mish i grirë

1 karrotë

1 patate

1 e 1/2 filxhan kafe bizele

1 kungull i njomë

1/2 filxhan kafe pure domate

600-700 ml lëng perime

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht shpëlajmë hikrrën dhe në një enë vendosim 2 masa ujë për 1 masë hikërr. Pra raporti i zierjes është 1 hikërr dhe 2 ujë. Vlojmë ujin dhe vendosim hikrrën për të zier në temperaturë jo shumë të lartë, pra nën mesatare. E lëmë atë të ziejë deri sa të përthithë të gjithë ujin. Në një tenxhere ngrohim vajin, shtojmë në të qepët e njoma të grira shumë hollë, i kaurdisim mirë duke shtuar në të mishin e grirë. I kaurdisim të dyja deri sa mishit ë ndryshojë ngjyrë dhe të thërrmohet.

Shtojmë në tenxhere karrotat dhe patatet e prerë në kubikë të vegjël, shtojmë edhe kungullin e prerë në kubikë , purenë e domateve, lëngun e perimeve dhe bizelet. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. I lëmë përbërësit të ziejnë për 15 minuta dhe në fund shtojmë hikrrën të ziejë. I lëmë së bashku për 3-5 minuta dhe supa është gati. Mund ta aromatizoni me pak majdanoz.