Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/Patëllxhanë të mbushur dhe Makarona me bizele e pançetë

Përbërësit:

1 kg patëllxhanë

Vaj ulliri

400 gr qepë

300 gr mish i grirë

3-4 speca

600 gr domate

1lugë çaji sheqer

Kripë dhe piper i zi

1 kokërr hudhër

Majdanoz

Pak rigon

Përgatitja:

Pastrojmë patëllxhanët , i presim në mes për të vendosur mbushjen dhe i vendosim në ujë të valuar me kripë deri 3 minuta. Pastaj menjëherë i vendosim në ujë të ftohtë. I shtrydhim lehtë dhe i vendosim në një tepsi të lyer me vaj. Qepën e kemi grirë në fije. Vendosim tiganin në zjarr, ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën derisa të zverdhet pak. Shtojmë mishin dhe i trazojmë së bashku deri sa mishi të thërrmohet dhe të ndyshohë ngjyrë. Shtojmë specat, dhe atotë prera në fije dhe i trazojmë pak. Shtojmë domatet, kryesisht tulin pa farat dhe i trazojmë sëbashku me pak sheqer, kripë e piper duke i lënë të ziejnë pak. Largojmë tiganin nga zjarri dhe shtojmë hudhrat me majdanozin e grirë.

Mbushim patëllxhanët në hapsirat boshe dhe nëse tepron mbushje e hedhim në hapësirat boshe të tavës. Në fund spërkatim shumë lehtë me pak rigon. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 200ºC për 30-35 minuta.

Receta e dytë: Makarona me bizele dhe pançetë

Përbërësit:

320 gr makarona

80 gr pançetë

200 gr bizele

1 kokërr qepë

2 degë nenexhik i freskët

2 lugë gjelle lëng limoni

Vaj ulliri

Kripë

Përgatitja:

Vendosim tenxheren më ujë në zjarr për të valuar. Shtojmë kripë e më pas makaronat dhe bizelet. I lëmë të ziejnë për 1-2 minuta më pak se sa shkruhet në etiketë.

Ndërkohë në një tigan me pak vaj kaurdisim pançetën me qepën deri sa qepa të zverdhet lehtë dhe pançeta të jetë bërë krokante.

Kullojmë makaronat dhe bizelet dhe i shtojmë në tiganin ku është skuqur pançeta me qepën. Shtojmë 1 garuzhde nga lëngu i makaronave dhe i lëmë deri sa uji të përthithet nga makaronat. Shtojmë pak nenexhik të freskët, 2 lugë lëng limoni  dhe is hërbejmë makaronat duke i grirë pak djath parmixhan sipër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja