Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/Sfoliatë me patate dhe Supë magjerica
Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Vjollca. Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 09 : 30 – 10 : 30
Redaksia 24 Korrik 2018, 11:44 | Përditesimi: 24 Korrik 2018, 15:22
Fillimisht hapim sfoliatën dhe e ndajmë atë në 6 pjesë, të cilat i shpojmë me ndihmën e një piruni.
Në secilën prej copave vendosim horizontalisht një copë proshutë coto ose spek. Mbi të vendosim 4 copa shumë të holla patate dhe një copë djath. Mbledhim anët e proshutës deh e palosim në dysh secilën nga copat e sfoliatës. Fiksojmë anët me majat e pirunit , dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 200 º C për 30 minuta.
Lajmë mirë të brendshmet e qengjit dhe i lëmë të ziejnë në ujë të valuar. Më pas i nxjerrim nga vala , i lëmë të ftohen dhe i presim në kubikë të vegjël.Lajmë qepën dhe pjesën e bardhë të saj e presim në rrathë të hollë.
Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe kaurdism qepën sat ë zbutet pak ( jo të marrë ngjyrë). Shtojmë të brendshmet dhe i kaurdisim së bashku me qepën. Shtojmë lëngun e tyre, ose lëng mishi nëse kemi dhe i lëmë të ziejnë.
Në momentin që merr valë shtojmë orizin dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta. E lëmë të bjerë vala për 2- 3 minuta. Ndërkohë rrgullojmë shijen me kripë . rrahim vezën dhe shtojmë në të 2 lugë gjelle ujë të ftohtë dhe lëngun e limonit. Shtojmë pak nga pak lëng supe dhe më pas e trazojmë së bashku me supën. Në fund shtojmë kopër të grirë hollë e piper të zi. E shërbejmë të ngrohtë.