'Të hapet një kanal e të mbytemi ne', bizneset kundër nismës së bashkisë që mbron nxënësit (VIDEO)

KUKES - Bashkia e Kukësit ka bërë ndalimin e qarkullimit të automjeteve në rrugët lidhëse të qytetit me shkollat me synim lehtësimin e lëvizjes së nxënësve dhe shmangien e aksidenteve. Por kjo nuk është pritur mirë nga bizneset që ushtrojnë aktivitetin përgjatë këtyre rrugëve. Sipas tyre kjo masë ka krijuar vështirësi në furnizimin dhe ushtrimin normal të veprimtarisë.

"Ka pak ndikim. Nuk diskutohet ajo punë se nuk është në favorin tonë. Furnizim për gazin nuk ka. Furnizim për dhalltin nuk ka. Nga Berati vjen për të më sjell furnizimin. Edhe furnizimi prej Tiranës nuk vjen. Të hapet rruga. Ose të hapet një kanal e të mbytemi në të. Për çfarë është rruga. Infrastruktura për zhvillim është, për çfarë është, nuk është për bllokim.

Lidhur me shqetësimin e bizneseve ka reaguar edhe Bashkia Kukës, përmes Drejtorit të Kabinetit Granit Gjana.

"Ne kërkojmë mirëkuptimin e biznesit. Patjetër që do të shikojmë dhe jemi duke punuar që bashkë me bizneset të gjemë një zgjidhje që edhe ata të frekuentojnë këtë rrugë", tha Gjana.

Ndalimi qarkullimit të automjeteve nga e hëna deri të premten nga ora 7:30 deri ne 14:00, që përkon me zhvillimin e procesit mësimor është bërë për shkak se para marrjes së kësaj mase çdo ditë në oraret kur është pushimi i gjatë dhe pas mësimit në rrugët lidhëse më shkollat e qytetit e në veçanti në rrugën  kryesore krijohej  anomali dhe precedent aksidentesh.

1573664700_kukes.jpg

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë