Të hënën emërohen 8 prokurorët e parë të SPAK, shpallet gara për drejtuesin e Prokurorisë Anti-Korrupsion

Të hënën emërohen 8 prokurorët e parë të SPAK, shpallet gara për drejtuesin e Prokurorisë Anti-Korrupsion

TIRANE - Të hënën, më 25 nëntor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë 8 prokurorët e parë që do të çelin për herë të parë, Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, njohur si SPAK.

Po në këtë mbledhje, sipas rendit të ditës së zbardhur nga KLP, do të shpallet gara për pozicionin e drejtuesit të SPAK.

Të ftuar në mbledhjen e KLP-së thirrur nga kryetari Gent Ibrahimi, do të jenë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vёzhgues tё tjerё tё akredituar.

Tetë prokurorët që pritet të miratohen

Altin Dumani

Arben Kraja

Behar Dibra

Edvin Kondilli

Elida Celami(Kaçkini)

Ened Nakuçi

Enkeleda Millonai

Klodian Braho

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda