Të infektuara me koronavirus, ndërrojnë jetë brenda 3 ditëve nga njëra-tjetra binjaket identike

Të infektuara me koronavirus, ndërrojnë jetë brenda 3 ditëve nga njëra-tjetra binjaket identike

Dy motra binjake në Britaninë e Madhe kanë ndërruar jetë brenda tre ditëve nga njëra-tjetra pasi testuan pozitive për koronavirus. Infermierja e fëmijëve Katy Davis, 37 vjeç, vdiq të martën në Spitalin e Përgjithshëm Southampton. Ndërsa motra e saj binjake, Emma, ​​një ish-infermiere, ndërroi jetë në të njëjtin spital më herët, të premten.

 “Gjithmonë thoshin se kishin ardhur në botë së bashku dhe do të dilnin së bashku. Ajo ishin dyshja më e mahnitshme, të cilat edhe jetonin së bashku. Nuk ka fjalë për të përshkruar sa të veçanta ishin", është shprehur për BBC motra e tyre Zoe, e cila ndër të tjera shton se: "E vetmja gjë që ato donin të bënin, ishte të ndihmonin njerëzit e tjerë. Që kur ishin të reja, ato pretendonin se ishin mjeke e infermiere dhe kujdeseshin për kukullat e tyre. Ato u dhanë gjithçka të gjithë pacientëve për të cilët kujdeseshin. Ishin të jashtëzakonshme. Kjo që ka ndodhur nuk duket të jetë e vërtetë.”

Katy, e cila punonte në Spitalin e Fëmijëve Southampton, u testua pozitive për COVID-19. Ajo u shtrua në spital, por humbi jetën të martën në mbrëmje.

Paula Head, shefja ekzekutive e Spitalit Universitar Southampton NHS Foundation Trust, tha: "Katy është përshkruar nga kolegët e saj si një infermiere që njerëzit do të aspirojnë të jenë.”

Duke thënë se: “infermieria ishte më shumë sesa thjesht një punë për të”, Head ka shprehur ngushëllimet ndaj familjes së Katy-t: "Në emër të të gjithëve këtu… përfshirë pacientët tanë dhe komunitetet ku ne shërbejmë, unë do të doja t'i ofroja ngushëllimet tona të sinqerta familjes së saj."

Kolegji Mbretëror i Infermierisë tha: "Ajo është përshkruar si një infermiere e përkushtuar dhe vetëmohuese që kishte kohë për të gjithë. Ajo ndante aftësitë dhe njohuritë e saj për të siguruar një kujdes të shkëlqyer ndaj pacientëve."

Emma Davis kishte punuar në të njëjtin spital si motra e saj në njësinë e kirurgjisë kolorektale për nëntë vjet deri në 2013.

Në një mesazh, oficeri kryesor i infermierisë Gail Byrne tha se: "Emma vuante nga i njëjti problem shëndetësor i mëparshëm sikurse e motra e saj Katy. Kështu që ajo ishte paraqitur në spital me një gjendje jo të mirë shëndetësore, që para testimit të saj pozitiv me Covid-19.

Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa shkatërruese dhe tragjike është kjo për familjen dhe të gjithë ata që i njihnin. Ema është përshkruar si një infermiere e shkëlqyer që ishte e qetë, e gëzuar dhe një drejtuese e mirë. Ajo ishte shumë e pëlqyer nga të gjithë dhe ishte një anëtare e vlefshme e ekipit gjatë kohës së saj me ne”, përfundoi Byrne.

Motrat binjake identike janë viktimat e radhës të COVID-19 në Britaninë e Madhe, i cili deri tani ka vrarë 19,506 persona dhe 143,464 rezultojnë të infektuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion