Të paktën 120 eurodeputetë kërkojnë heqjen e të drejtës së votës për Hungarinë në KE: Orban ka kryer veprime të papranueshme

Të paktën 120 eurodeputetë kërkojnë heqjen e të drejtës së votës për Hungarinë në KE: Orban ka kryer veprime të papranueshme

Viktor Orban

Të paktën 120 deputetë të Parlamentit Evropian kanë kërkuar që Hungarisë t’i hiqet e drejta e votës për shkak të shkeljes së vlerave demokratike dhe përdorimit “të papranueshëm” të të drejtës së vetos nga kryeministri Viktor Orbán.

“Ne besojmë se ky veprim është i domosdoshëm për të mbrojtur vlerat e Bashkimit Evropian”, thonë deputetët në një letër dërguar të premten kryetares së Kuvendit, Roberta Metsola.

Një shkak i përsëritur shqetësimi në Bruksel është edhe roli i diskutueshëm i Orbanit në samitin e BE-së në dhjetor, raportojnë mediat e huaja.

Kryeministri hungarez i kërcënoi liderët e tjerë kur shprehu qëndrimin e tij për të vënë veton ndaj një fondi të propozuar prej 50 miliardë eurosh për t’i ofruar Ukrainës ndihmë makro-financiare midis 2024 dhe 2027.

Kjo fazë identifikon një “rrezik të qartë të një shkeljeje serioze” të parimeve thelbësore dhe detyron vendin e akuzuar të shpjegojë situatën në seancat e rregullta dëgjimore.

Falë mbrojtjes së dhënë nga qeveria e mëparshme e së djathtës në Poloni, e cila gjithashtu u vu nën nenin 7, Budapesti ishte në gjendje të qëndronte në këtë fazë të parë pa u përballur me ndonjë pasojë të rëndë.

Tani, grupi prej 120 eurodeputetësh, nga gjithsej 705, dëshiron të ushtrojë hapin e dytë të nenit 7, ku liderët e BE-së, duke vepruar me unanimitet, mund të përcaktojnë “ekzistencën e një shkeljeje serioze dhe të vazhdueshme” të vlerave themelore.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb